Shopping cart

close

“SIGAL UNIQA” zhvillon Konferencën Rajonale/ Ponari: Më të mirët! Shkojmë tek klienti me çdo produkt sigurimi

Me pjesëmarrjen e stafeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Grupi më i madh i sigurimeve “SIGAL UNIQA” zhvilloi gjatë fundjavës Analizën Rajonale për 3-mujorin e parë të vitit.

Takimi u hap nga themeluesi dhe CEO i grupit, z.Avni Ponari, i cili gjatë fjalës së tij rënditi disa prej arseyeve pse “SIGAL UNIQA” mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jemi më të mirët në treg pasi jemi i vetmi grup që kemi në përbërjen tonë një kompani risigurimi dhe një fond pensioni privat.

Si asnjë tjetër, ofrojmë për klientët tanë çdo produkt sigurimi që ofron çdo kompani në Europë dhe në botë. Ndaj jemi të vlerësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht”, tha ndër të tjera Ponari.

Takimi rajonal vijoi më pas me Kampionatin e Futbollit me mes ekipeve nga të trija shtetet ku fituese u shpall ai i Kosovës.

SIGAL UNIQA Group Austria, 25 vite lidere në treg

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në Austri dhe Evropë.

Grupi “SIGAL UNIQA” operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Grupi numëron mbi 1200 zyra dhe 2400 punonjës dhe agjentë që u shërbejnë çdo ditë mbi 1.2 milionë klientëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

e-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.