Lajme

SIGAL UNIQA vlerësohet sërisht si SUPERBRAND Albania 2019

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL Uniqa Group Austria është vlerësuar me çmimin “Superbrand Albania” nga Superbrand International me qendër në Londër. Superbrand International është i pranishem në 90 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. I përbërë nga përfaqësuesë të fushës akademike, biznesit dhe medias, këshilli i SUPERBRANDS vlerëson kompanitë në bazë të besueshmërisë, korrektësisë dhe shërbimit ndaj klientit. Kjo është hera e dytë që SIGAL UNIQA vlerësohet me çmimin SUPERBRAND. Çmimin e parë nga Superbrand International, SIGAL UNIQA e mori në edicionin e vitit 2015-2016, që përkonte dhe me edicionin e parë që Superbrand International jepte çmime në Shqipëri.