Lajme

SIGAL UNIQA shpall fituesin e shorteut, Toyota Yaris fitohet në qytetin e Fierit

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të saj hodhi shorteun live në TV Ora News, ku u fitua një makinë Toyota Yaris. Kushdo nga klientët që kishte blerë një siguracion në një nga zyrat e SIGAL UNIQA GROUP ASUTRIA në çdo cep të Shqipërisë u bë automatikisht pjesë e këtij shorteu.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për qindra mijëra klientë që i kanë besuar që prej vitit 1999 dhe që vazhdojnë ti besojnë edhe sot, duke siguruar jetën, shëndetin, pasurinë, shtëpinë apo makinën, SIGAL UNIQA vendosi të dhurojë një makinë, Toyota, me kilometrazh zero.

Makinën e fitoi kompania Weatherford në qytetin e Fierit, e cila kishte blerë siguracionin me vlerë 12254 euro në zyrat e SIGAL UNIQA Group Austria dhe ka siguruar të gjithë stafin e saj me shëndet privat.

Përmasat që SIGAL UNIQA ka marrë përgjatë viteve i kalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe është shndërruar në një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve, ku rreth 1500 punonjës u shërbejnë mbi 1 milionë klientëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

SIGAL UNIQA, që prej vitit 2002 renditet e para në tregun e sigurimeve me mbi 65 milionë euro prime në vit dhe rreth 300 milionë euro dëme të paguara ndër vite. Që prej vitit 2007, SIGAL është pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Group Austria, me një histori 200-vjeçare në tregun europian të sigurimeve, i cili numëron 7 miliardë euro prime në vit dhe zotëron 33 miliardë euro asete.