Lajme, Lajme Top

SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri

Sipas raportit më të fundit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në 9-mujorin 2024, primet e sigurimit kanë arritur në 18.2 miliardë lekë, afro 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket kontratave të sigurimit, numri i tyre është rritur me 7.7% duke kapur shifrën e 1.1 milionë kontratave të lidhura.

Qytetarët vazhdojnë të zgjedhin më tepër produktet e sigurimeve të jo-jetës, të cilat vazhdojnë të dominojnë në raport me ato të jetës, duke zënë përkatësisht 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut duke zënë mbi 26% duke qenë nr.1 në Sigurimet e Shëndetit, Pasurisë dhe Motorikeve. Ndërsa kryeson edhe në Sigurimet e Jetës me mbi 40% të totalit.

 

MBI 25 VITE HISTORI SUKESI

E themeluar në shkurt 1999, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar,  SIGAL UNIQA është sot një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.2 milionë klientë, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha produktet e sigurimit, duke mbuluar kështu me sigurime çdo fushë të jetës: shëndet, pasuri, shtëpi, biznes, automjet, përgjegjësinë profesionale dhe kontraktuale e çdo lloj sigurimi tjetër.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829