Frequently Asked Questions

Çfarë ndodh nëse kërkoj ndihmë apo këshilla?

Nëse kërkoni ndihmë apo këshilla na kontaktoni from 8 am to 4.30 pm

E-mail: infoshendet@sigal.com.al

Në rast urgjence mos hezitoni të telefononi në 04 2 233 308

A duhet të kërkoj miratim për Çdo shërbim mjekësor që marr?

Është kërkesë e kontratës që ju  të kërkoni autorizim për këto shërbime: Shtrim në spital, Rezonancë apo Skaner, Kirurgji ditore, Evakuim mjekësor me amblancë ajrore

Ku ndryshojnë sëmundjet kronike nga sëmundjet paraekzistuese?

Një sëmundje kronike ështa ajo diagnozë për të cilën nuk njihet trajtim shërues, si për shembull :Azma apo Diabeti. Një sëmundje paraekzisutese është ajo sëmundje e cila ka shfaqur simptoma për herë të parë përpara se mbulimi në sigurim të fillonte, apo ajo diagnozë që është pasojë e drejtpërdrejtë e një diagnoze tjetër të njohur dhe diagnostikuar.

Nga Çfarë do të varet primi në datën që rinovohet kontrata?

Mosha dhe Çmimet e shërbimeve mjekësore në treg, mund ta ndikojnë primin e sigurmit vit pas viti. Sëmundjet e rënda nuk do ta rrisin primin e siguirmit, por nëse primi që ju keni paguar nuk mjafton për dëmet që shkaktoni gjatë vitit vetëm për kujdes shëndetësor, kjo do ta rrisë primin. Për shembull : Një person i shëndoshë paguan 100 euro në vit, por kryen shërbime mjekësore edhe përse nuk ka një diagnozë.

Nëse më lind një bebe gjatë periudhës së sigurimit?

Bebja do të mbulohet në sigurim automatikisht sapo të jetë rinovuar kontrata juaj e rradhës.

A mund ta ndryshoj mbulimin në sigurim?

Në datën e rinovimit mund të aplikohet për një opsion me limite të ndryshme mbulimi.

A mund të paguaj primin me këste ?

Po, nëse dispononi një kartë krediti e cila ka avantazhe në pikat tona të POS.

Ku mund të ankohem nëse mbetem i pakënaqur me shërbimin?

Në këto raste drejtohuni me letër të shkruar drejtuar në këtë adresë:

SIGAL UNIQA

Health Department Director

SIGAL Business Center

Blvd « Zogu i Parë »

Tirana, Albania

Formulari që duhet plotësuar nëse vendosni të aplikoni dhe të kërkoni një tarifë

Çfarë mbulimesh ofron polica "Të gjitha rreziqet në ndërtim" dhe kujt i ofrohet?

Polica “Të gjitha rreziqet në ndërtim” i drejtohet subjekteve që punojnë në sektorin e ndërtimit. Kjo policë zakonisht mbulon projektet e veçanta ndërtimore ku sigurohen:

  • punimet e kontraktuara;
  • makineritë dhe pajisjet e ndërtimit;
  • përgjegjësia  ndaj palëve të treta.                                                                                                                                                                                                    

Për Çfarë arsye nevojitet polica ”Të gjitha rreziqet në ndërtim” ?

Arsyeja kryesore  për të blerë një policë “Të gjitha rreziqet në ndërtim” është të mbrojë punimet për të cilat ju jeni kontraktuar të zhvilloni. Për shembull: në rast se ju po ndërtoni/rikonstrukturoni një godinë e cila merr flakë, atëhere klienti juaj pret që ju të mbaroni punimet, por nuk do t’ju paguajë përsëri që t’i përfundoni ato pas dëmit që ndodhi. Në këtë rast ndërhyn polica “Të gjitha rreziqet në ndërtim “e cila mbulon kostot e riparimit apo rindërtimit të punimeve të kryera në kantier.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo lloj police është e detyrueshme nga kontrata që do të lidhni me autoritetin kontraktor/financuesin e projektit.

Kur duhet të njoftojmë që një aksident ka shkaktuar dëme në punimet e kontraktuara?

Ju duhet të njoftoni agjentin, ose brokerin ose siguruesin sa më shpejt  të  jetë  e mundur. Ne do të japim asistencë të menjëhershme.

A duhet të raportojmë humbjet që jane nën pjesën e Zbritshme?

Në rast se humbja konfirmohet të jetë nën pjesën e Zbritshme, nuk është e nevojshme që të raportohet tek ne. Në rast se nuk jeni i sigurtë  për vlerën e humbjes finale ose per vlerën e pjesës së zbritshme, ne rekomandojmë që të kontaktoni agjentin, brokerin ose siguruesin për asistencë te mëtejshme.

Një kalimtar dëmtohet nga nje objekt që bie nga platforma e punonjësit. Dëmi është I vogël. A duhet të raportojmë incidentin tek ju?

Seksioni 2  i një  police standard “ Të   gjitha rreziqet në  ndërtim / montim (CAR/EAR) mbulon  përgjegjësinë  tuaj  ligjore  për dëmet trupore apo materiale ,që i shkaktohen personave të tretë  gjatë zhvillimit të punimeve të siguruara. Ne rekomandojmë ,që ju të na raportoni të gjitha incidentet që përfshijnë palë të treta edhe pse dëmtimi mund të duket I vogël.

Kalimtari I dëmtuar ka sjellë faturat mjekësore tek ne dhe kërkon që të rimbursohet menjeherë. - Çfarë duhet të bëjmë ? - A duhet të paguajmë kalimtarin dhe të rekuperojmë dëmin nga ju, në një moment të dytë ?

Ju mund t’i kërkoni kalimtarit që t’ju dërgojë një kërkesë me shkrim, ku të shpjegojë rastin e të sjellë bashkëlidhur letrës faturat mjekësore dhe ta njoftoni që kerkesa për dëmshpërblim do t’i dërgohet siguruesit tuaj. Në bazë të kushteve të policës, ju nuk duhet të pranoni përgjegjësinë apo të ofroni pagesë për dëmin pa u konsultuar më parë me siguruesin. Nuk duhet të paguhet asnjë dëm nëse nuk është marrë më parë miratimi jonë për të vepruar në ketë mënyrë.

A ka ndonjë afat kohor për të sjellë dokumentet e një kërkese për dëmshpërblim tek ju?

Po, ka një limit kohor për të njoftuar dëmin dhe për të sjellë dokumentet përkatëse. Polica juaj e sigurimit e përmban këtë informacion. Ju rekomandojmë që të sillni tek ne të gjitha dokumentet në lidhje me dëmin sapo t’i keni gati. Sa më parë të na i sillni dokumentet e kërkuara, aq më shpejt do të vlerësohet dëmi juaj.

Çfarë lloj sigurimi të jetës duhet të blej?

Sigurimi i jetës është një mënyrë financiare unike, që mbështet përkujdesjen dhe dashurinë për të afërmit. Sigurimi i jetës ofron edhe përfitime personale, por përfitimi kryesor është përkujdesja financiare për ata që duam më shumë në jetë, për t’i ofruar siguri e mirëqënie në Çdo situatë e pasiguri.

SIGAL ju ofron një gamë të gjerë produktesh me mbulime të shumëllojshme për t’ju pergjigjur nevojave të ndryshme për sigurim.

Nëse ju keni marrë nje kredi në bankë atëhere duhet patjetër të keni Sigurimin e jetes për hua; Nëse po planifikoni të kurseni për të siguruar  arsim e mirëqënie për fëmijën tuaj, apo jetë të qetë gjatë viteve të pensionit ,atëhere produkti më i përshtatshëm është: Sigurimi i jetës me kursim.

- Përse duhet të siguroj jetën nëse marr një kredi në banke, nëse mosshlyerja e kredisë është njërisk I mbrojtur nga kolaterali i vendosur si garanci ndaj bankës?

Sigurimi I jetës për Hua, ofron sigurimin e rrezikut te mosshlyerjes së huasë së marrë pranë bankës, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Ky mbulim është një mekanizëm mjaft i mirë mbrojtjeje financiare pë familjarët, të cilët nuk detyrohen të marrin përsipër shlyerjen e huasë pranë bankës.Pasi në nje rast të tillë të humbjes së jetës së personit të dashur në familje, SIGAL Life merr përsiper shlyerjen e detyrimit në bankë. Ky sigurim mbron jo vetem të ardhurat dhe standardin e jetesës së familjes, por njëkohesisht  shmang edhe ndërmarrjen e  Çdo hapi ligjor që lind nga kontrata e huasë ,që vetë prona e lënë si kolateral të përdoret për mbylljen e detyrimit. Kjo është një mbrojtje e dyfishtë dhe përfitimi I vërtetë është qetësia dhe vazhdimësia e sigurt e jetës për familjarët.

Pse duhet te investoj të ardhurat e mia ne produktin e Jetës me Kursim?

Jetojmë një jete jo te lehtë, nevojat financiare ndryshojne dita dites. SIGAL ju ofron një kombinim perfekt të kursimit të kapitalit dhe mbrojtjes për të afërmit tuaj.

Produktet e Jetës me Kursim të  ofruara nga SIGAL Life, janë produkte të cilat janë ideuar e përgatitur për t’ju përgjigjur objektivave tuaja personale financiare, si arsim e mirëqenie më të mire për fëmijen tuaj, jetë të qetë edhe gjatë viteve të pensionit etj.

SIGAL ju ofron një gamë të gjerë produktesh me mbulime të shumëllojshme që i pergjigjen  nevojave dhe mundësive tuaja financiare.

Produktet e ofruara ne këtë grup perfshijnë:

  1. “Sot për Nesër” –
  2. “Kasa per Fëmijë”-

Këto paketa përfshijnë elemente kursimi dhe elementë mbrojtës. Pra duke marrë këto produkte ,ju kurseni dhe investoni për pensionin tuaj apo shkollimin e femijës suaj. Në përfundim të periudhës së sigurimit, i siguruari mund të tërheqë shumën e sigurimit në mënyrë të menjehershme, ose në formën e një pensioni mujor për një periudhë të përcaktuar nga vetë i siguruari.

PerveÇ elementit investues, këto produkte ofrojnë edhe mbrojtje në rast fatkeqësie duke ofruar përfitimin e shumës së sigurimit për familjarët tuaj. Nëse ndodh humbja e jetës së personit të siguruar, familjarët apo fëmija juaj përfiton shumën e siguruar në mënyrë të menjëhershme.

Edhe pse askush nuk dëshiron të mendojë për ngjarje të hidhura në jetë ,të planifikosh një mbrojtje financiare për fëmijët është gjesti më fisnik e dhurata më kuptimplote për vazhdimësinë  e jetës. Në raste të tilla, fëmija pëfiton shumën e sigurimit pasi ky produkt ofron sigurimin e jetës së prindit/prindërve.

Çfarë përfitimesh të tjera mund të ofroje ky produkt?

Shërbimi i ofruar ndaj klientëve tanë, synon të jetë i orientuar drejt shërbimeve të shumëfishta. Duke qenë I siguruar me këtë produkt, ju do të pajiseni  me një kartë me anë të së cilës mund të perfitoni zbritje deri në 30% në disa spitale private të rrjetit tonë mjekësor.

Por nuk mbaron këtu,  nëse ju zgjidhni edhe sigurimin shtesë opsional të sigurimit nga Aksidentet, SIGAL Life mundëson edhe përfitimin e shpërblimit ditor per Çdo ditë që ju pësoni paaftësi të plotë të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

A mund të ndryshohen përfituesit?

Po. Përfituesit mund të ndryshohen në çdo kohë nga kontraktuesi/I siguruari duke njoftuar me shkrim kompaninë. Në rast se nuk janë vendosur përfitues, zbatohen dispozitat e “Kodit Civil” mbi trashëgiminë.

A është e vlefshme polica e sigurimit dhe jashtë Shqipërisë?

Po, polica e Sigurimit të Jetës nuk ka kufizime territoriale.

Si mund të bëhet pagesa e primeve?

Pagesa mund të bëhet vjetore ose me këste 6-të mujore.

Çfarë ndodh në rast se nuk kam mundësi financiare për të paguar në afat primin por nuk dëshiroj të ndërpres kontratën?

Për pagesën e primit për vitet në vazhdim, periudha e pritjes për të paguar është 45 –së ditë  nga data e detyrueshme e fillimit të sigurimit. Në rast  se klienti nuk ka mundësi të paguaj brenda afatit 45-së ditor Sigal ofron mundësinë e shtyrjes së afatit të pagesës për një periudhë disa mujore, mjafton që ju të njoftoni me shkrim siguruesin dhe të respektoni afatet dhe kushtet e reja të përcaktuara nga siguruesi.

A mund të ndryshoj mendje dhe të kthejë policën?

Policëmbajtësi ka të drejtë që të kthej policën brenda 30-të ditësh nga dita e lëshimit të saj. Siguruesi i kthen të gjithë vlerën e primit të paguar.

Çfarë ndodh në rast ndërprerje të kontratës para afatit?

Nëse ndërprerja ndodh pas pageses së 3 primeve të para vjetore, SIGAL Life i kthen të siguruarit primin e kthyeshëm (shumën e primeve të paguara pas zbritjes së shpenzimeve të kryera). Të gjitha vlerat janë të pasqyruara në policën e sigurimit tek Tabela e përfitimeve(primi i kthyer).

Çfarë sigurimi më nevojitet për automjetin tim?

  • Për Çdo automjet të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, jeni të detyruar të pajiseni me sigurimin TPL, për qarkullimin brenda territorit të vendit.
  • Për Çdo automjet të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, që planifikon të qarkullojë jashtë territorit të vendit, nevojitet pajisja me sigurimin Karton Jeshil Shqiptar.
  • Për Çdo automjet me regjistrim të huaj që do qarkullojë brenda territorit të Shqipërisë, nevojitet pajisja me një sigurim Kufitar shqiptar, apo një sigurim të vendit të origjinës që ka si zonë mbulimi Shqipërinë, për dëmet ndaj palëve të treta.

Sa kushton sigurimi TPL/KJ/Kufitar për mjetin tim?

  • Çmimi i sigurimit TPL, varion bazuar në kategorizimin e mjetit, fuqinë motorrike, numrin e vendeve dhe vitin e prodhimit të mjetit.
  • Çmimi i sigurimit Karton Jeshil, varion bazuar në kategorizimin e mjetit dhe të periudhës që planifikoni të udhëtoni, jashtë territorit të vendit. Periudhat për të cilat mund të pajiseni me Karton Jeshil jane: 15- të ditore, 1-mujore, 3-mujore, 6- të mujore dhe 1-vjeçare.
  • Çmimi i sigurimit Kufitar, varion bazuar në kategorizimin e mjetit dhe të periudhës që planifikoni të udhëtoni në vendin tonë. Periudhat për të cilat mund të pajiseni me Karton Jeshil janë: 15- të ditore, 30- të ditore, 45- së ditore, 6- të mujore dhe 1-vjeçare.

Çfare mbulon sigurimi TPL/KJ/Kufitar dhe ku ndryshojnë ata?

  • Sigurimi i detyrueshëm motorrik, mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit, ndaj dëmeve që mund të mund t’u shkaktojë palëve të treta gjatë qarkullimit me mjetin e siguruar, si shkaktar i një aksidenti.
  • Sigurimi TPL, lëshohet për automjete me targë regjistrimi shqiptare, gjatë qarkullimit brenda territorit të Shqipërisë.
  • Sigurimi Karton Jeshil, lëshohet për automjete me targë regjistrimi shqiptare, gjatë qarkullimit jashtë territorit të Shqipërisë anëtare të Këshillit të Byrove (lista e vendeve të përfshira është e shënuar në policë).
  • Sigurimi TPL, lëshohet për automjete me targë regjistrimi të huaj, gjatë qarkullimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sa kushton sigurimi Karton Jeshil për në Mal të Zi dhe a është i vlefshëm për vende të tjera?

  • Sigurimi Karton Jeshil me territor mbulimi Malin e Zi, ka një çmim sigurimi të ndryshëm nga sigurimi i Kartonit Jeshil. Ky sigurim ka territor mbulimi vetëm Malin e Zi, dhe nuk ka fuqi mbulimi të përgjegjësisë në asnjë shtet tjetër anëtar të Këshillit të Burove.

Ku mund ta blej sigurimin e mjetit tim dhe a mund ta printoj sigurimin e mjetit tim nga faqja juaj online?

    • Ju mund të pajiseni me sigurimin TPL/KJ/Kufitare, ne çdo zyrë SIGAL UNIQA, duke paraqitur lejen e qarkullimit të mjetit dhe një mjet identifikimi.
    • Mund të pajiseni me sigurimin TPL/KJ/Kufitare, në aplikacionin  për Samrt Phone apo PC, apo dhe duke vizituar faqen tonë të internetit SIGAL.com.al, në rubriken Bli Online.

    Ju bëjme me dije, se është detyrim ligjorë paisja me policën fizike të sigurimit TPL/KJ/Kufitare të firmosur dhe vulosur nga perfaqësues  të  SIGAL UNIQA ,ose nuk është i vlefshem i printuar apo i fotografuar. Për këtë arsye, pas blerjes online, duhet patjeter që të pajiseni me kontratën fizike të sigurimit.

Cilat janë ofertat tuaja për sigurimin e mjetit dhe nëse bëj blerje te TPL-së online, çfarë përfitoj më shumë?

Nëse aplikoni me blerjen online të produkteve të sigurimit TPL, mund të përfitoni një bonus nga SIGAL UNIQA si më poshtë:

      • TPL + Pension Privat  brenda Çmimit të sigurimit. Ju bëheni anëtarë i Fondit të Pensionit Privat SIGAL, nga SIGAL UNIQA do të arkëtohet në llogarinë tuaj të Pensionit Privat brenda muajit një vlerë e cila varet nga kategoria e mjetit të siguruar.
      • TPL + Sigurimin e Apartamentit falas. Sigurimi Apartamentit, mbulon dëmtimet e apartamentit tuaj si pasojë e zjarrit, rrufesë, eksplozionit, rënie e ndonjë mjeti fluturues apo pjesë të tij dhe tërmetit, deri në vleren e rindërtimit të tij.
      • TPL + Sigurimin nga aksidentet personale të drejtuesit të mjetit falas. Sigurimi nga Aksidentet Personale për Drejtuesin e Mjetit dëmshpërblen drejtuesin e mjetit në rast aksidenti me pasojë humbjen e jetës deri në 1 000 000 lekë.
      • TPL + Sigurimin Mini-Kasko falas. Sigurimi Mini-Kasko, mbulon dëmet që pëson vetë automjeti juaj, në rast të përplasjes me një mjet tjetër në rrugë, në qarkullim brenda territorit të vendit. Shuma e siguruar është e barbartë me vlerën e tregut të mjetit tuaj, po jo me shumë se 1.000.000 lekë.

Çfare mbulon sigurimi Mini-Kasko dhe sa kushton?

Kontrata e sigurimit Mini-Kasko mbulon dëmet që shkaktohen nga përplasja në rrugë me një mjet tjetër, e vërtetuar kjo me Raportin e Policisë Rrugore. Kjo policë është e vlefshme vetëm për një ngjarje sigurimi në vit dhe limiti i dëmshpërblimit është deri në 1.000.000 lekë të reja. Në rast se ju jeni fajtor i aksidentit atëhere Sigal Uniqa ju dëmshpërblen në 50% te vlerës së dëmit. Nëse ju jeni përfitues, përsëri ju mund të aplikoni për dëmshpërblim dhe SIGAL ju dëmshpërblen 90% të vlerës së dëmit.

Kontrata e sigurimit Mini-Kasko ofrohet falas për klientë të SIGAL UNIQA, në rast se ju paguani primin e plotë te policës së sigurimit TPL .

A mund të përzgjedh mbulimet e rreziqeve tek sigurimi KASKO?

Rreziqet e mësipërme mund të përzgjidhen nga klienti sipas dëshirës së klientit, bazuar në nevojat e mbulimit të rreziqeve të kërkuara nga klienti. Ekspertët tanë ju mbështesin me qëllim që ju të bëni përzgjedhjen më të mirë sipas nevojave me një  kosto sa më të ulët.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron  sigurimin KASKO të mjetit tuaj për mbulimet nga rreziqet e mëposhtme:

  • Dëmtimet Aksidentale
  • Thyerja e Xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katatsrofat Natyrore
  • Vjedhja ( totale )
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim në parkim nga një mjet tjeter i paidentifikuar
  • Dëmtimet nga aktet-keqdashëse
  • Sigurimi Kasko jashte territorit të Republikes së Shqipërisë

Pjesa e zbritshme në rast dëmi do të jetë 10% e rastit , përveÇ se në rastin e vjedhjes totale , vjedhjes së pjesshme dhe akteve keqdashëse e cila është 20% , minimumi i dëmit është 100 euro.

A mund ta siguroj KASKO mjetin tim që është me i vjetër se 10-të vite në treg?

SIGAL UNIQA është e vetmja shoqëri sigurimesh në treg, e cila siguron KASKO edhe mjetet më të vjetra se 10-të vite në qarkullim. Në rast se ju jeni i pajisur me sigurim TPL me përgjegjësi SIGAL UNIQA nga rrjeti i agjentëve SIGAL UNIQA, atëhere për mjete që janë të prodhuara ose janë më të vjetra se 10-të vjet nga viti i prodhimit,ju mund ta siguroni nga rreziqet e mëposhtme:

  • Dëmtime Aksidentale (pëplasje me një mjet tjetër i vërtetuar me raportin e policisë rrugore)
  • Thyerja e Xhamave
  • Zjarr,Rrufe,Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore

Pjesa e zbritshme në rast dëmi është 20%, minimumi i dëmit 10 000 lekë, pëzgjedhja e rreziqeve të mësipërme ëshë e detyrueshme dhe janë të pandashme nga njëra-tjetra

Çfarë është “Pensioni Privat” ?

Në Shqipëri, krahas sistemit shtetëror të pensioneve, që prej 12 vjetësh funksionon edhe sistemi privat i pensioneve. Çdokush mund të vendosë që, krahas kontributit të detyrueshëm për pensionin shtetëror (njohur si ‘sigurimet shoqërore’), të kontribuojë në një Fond pensioni privat që të ketë një pension të dytë: ky është pensioni privat.

Pensioni privat fillon si një llogari kursimi e cila veÇ kontributit të derdhur nga anëtari ka edhe interesat (interesi=fitimi i realizuar nga investimi i kontributeve).

Pse më duhet një pension privat?

Pensioni privat i FPP SIGAL LIFE UNIQA ju ofron disa përfitime :

– Ka kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë(mosha e daljes në pension është 5 vjet përpara pensionit shtetëror);

– Vlera e pensionit është më e madhe se ajo në skemat shtetërore;

– Ka një sistem fiskal mjaft favorizues ku konsiston:

a- Kontributi i derdhur për pension privat zbritet nga paga bruto e anëtarit për efekt tatami.

b -Fitimi që realizohet nga investimi i në Letra me Vlerë , obilgacione nuk i nënshtrohet tatimit

c-Kontributet që punëdhënësi paguan në favor të punonjësve të tij konsiderohen si shpenzime të zbritshme dhe nuk i nënshtrohen tatimit mbi fitimin.

d-Fitimi që realizohet në investimi në Letra me Vlerë, Obligacione 10- vjeÇare është shumë herë më i lartë se fitimi që mund të merrni nga depozitat në bankë, atë të  nivelit te dytë.

Për cilët njerëz është i përshtatshëm?

Pensioni privat rekomandohet për këdo, pasi do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të  kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë e kështu nuk i bëhemi barrë fëmijëve apo familjarëve të tjerë. Çdo njeri mund të kontribuoje pasi nuk ka kufi në moshë deri para mbushjes së moshes së pensionit.

Sa duhet të paguaj?

Shuma minimale e kontributit fillon nga 1000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm:

Për 10-  vjet kontribut me 5000 lekë në muaj  anëtari përfiton një pension po për 10 –vjet, me 8200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384.000 lekë ,ndërsa për 25 vjet kontribut me 5000 lekë në muaj  anëtari përfiton një pension po për 25  -vjet 17.000 lekë,për 25 vite dhe fitimi nga investimi është  2.580.000 lekë.

Si bëhet pagesa e kontributeve?

Kontributi për pension mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Mund të bëhet pagesa e kontributeve si shumë e menjëhershme si dhe e kombinuar me të dyja bashkë.

A mund të ndryshohet kontributi?

Po, kontributi është i ndryshueshem. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës.Kjo do të thotë që Çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2000  -lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare.Pra mund të kontribuojë me 5000 lekë  ose mund të kontribuojë me 1000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën,  sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese.Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjehershme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit të parakohshëm.

Çfarë ndodh me kontributet e paguara ne fondin e Pensioneve Private?

Kontributet e paguara në Fondin e Pensionit investohen në Obligacione 7 dhe 10 -vjeÇare pranë Bankës së Shqipërisë me norma shume herë më të larta se depozitat në Bankat e nivelit të dytë. Këto kontribute fitojnë interes Çdo ditë, dhe nuk rrinë në asnjë moment pa u investuar.

Si mund t’i marr paratë që kam kontribuar?

Shuma e investuar mund të merret në momentin e mbushjes se moshës së pensionit të  parakohshëm , në dy forma:

– Në formë pensioni periodik që do të  thotë,  Çdo muaj i derdhet anëtarit në llogarinë bankare të tij. Pensionisti e zgjedh vet sa e do pensionin, deri në mbarim të aseteve te tij;

– Në formë të menjëhershme duke e tërhequr menjeherë në bankë nga vet pensionisti. Shuma e akumuluar përbëhet nga kontributet e derdhura plus interesat

Po në rast paaftësie apo humbje jete, çfarë ndodh me kontributet?

Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti,

te cilin e merrni prane Fondit te Pensioneve Sigal deri ne përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.

Në rast humbjeje  jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij (trashëgimtarët përfitojnë pension familjar).

Çfarë ndodh nëse dua ta ndërpres kontratën para afatit?

Në rastin e ndërprerjes përkohësisht të derdhjes së kontributeve dhe rifillimin e derdhjes sërish nuk ka asnjë penalitet. Ndërsa në rastin e mbylljes së kontratës para mbushjes së moshës së pensionit të parakohshëm penaliteti varion nga 2%-15% në varësi të viteve të anëtarësimit.

A ka transparencë në Fondin e Pensioneve SIGAL LIFE UNIQA?

Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL LIFE UNIQA është një fond i hapur që siguron transparencë të vazhdueshme duke informuar Çdo anëtar për situatën e aseteve të tij nëpërmjet:

  • Kontrollit 24- orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit fppsigal.com.al
  • Njoftimit me shkrim të përvitshëm për gjendjen e aseteve neto të anëtarit dhe investimet përkatëse.
  • Publikimit çdo ditë në faqen e internetit të vlerës neto të aseteve dhe të çmimit të kuotës

Në Çfarë formash mund të investohet për një pension privat?

Ka shtatë forma investimi për të  përfituar  një pension privat. Çdo njeri mund të zgjedhi njërën prej tyre,cila mund t’i interesojë më shumë:

  1. Pagesa mujore kontributesh dhe përfitim mujor sipas viteve të kontributit.

Në këtë produkt vitet e pagesës së kontributeve mujore janë të barabarta me vitet e përfitimit të pensionit mujor.Për shembull:

Kontributi mujor 10.000 lekë  në  muaj per 20 vjet, përfitimi po për 20 vjet  është një pension 27.000 lekë në muaj, duke marre fitimin nga investimi 4.080.000 lekë.

  1. Pagesa mujore kontributesh dhe përfitim mujor për 10-15-20 vite.

Në këtë produkt vitet e përfitimit të pensionit janë të paracaktuara 10-15-20 vite.Psh.

Kontributi mujor 3.000 lekë  të investuara tek Fondi i Pensioneve Sigal për 25 vite përfitohet pension per 10 vjet 19.000 lekë në muaj;

për 15 vjet 14.100 lekë  në muaj;

për 25 vjet 11.000 lekë në muaj;

Këtu shihet që pensioni zvogëlohet në mënyrë propocionale me rritjen e kohëzgjatjes së marrjes së tij.

 

  1. Pagesa mujore me vlerë të caktuar dhe përfitime të menjëhershme.

Në këtë produkt ofrohen pagesa të përmuajshme të kontributeve dhe përfitime të menjëhershme të aseteve.Për shembull:

Kontributi mujor është 10.000 lekë në muaj derdhen për 15- vjet dhe pas 15 vitesh ti  përfiton 2.684.000 lekë të cilat 884.000 lekë prej tyre  janë fitim. Ky shembull është për moshat që duan 15 vite të dalin në pension, ndërsa për një person që do 30 -vite të dali në pension shembulli është si më poshtë.

Kontribut mujor 5000 lekë kontribuon 30 vite dhe pas 30 viteve përfiton 4.178.000 lekë nga këto fitimi  nga investimi është 2.678.000 lekë.

  1. Pagesa e menjehershme dhe pension mujor sipas viteve

Në këtë produkt ofrohen pagesa të menjëhershme të kontributeve dhe përfitim të pensionit mujor sipas viteve.Faza e investimit është e barabartë me fazën e përfitimit të pensionit mujor.

Për shembull:

Kontribut i menjëhershëm( lump sum) 2.000.000 lekë, anëtari përfiton pension mujor 36.000 lekë    për 20 vite, si dhe fitimi nga investimi në këtë rast është 6.640.000 lekë.

  1. Pagesa të menjëhershme kontributesh dhe përfitime të menjëhershme.

Ky produkt ofron pagesa të menjëhershme të kontributeve duke blerë periudha të mëparshme sigurimi dhe përfitime të menjëhershme sipas viteve të investimit.

Për shembull:

Marrim një derdhje  të menjëhershme 5.000.000 lekë e investojmë për 15 vjet dhe pas 15 viteve kjo shumë arrin nga investimi i bërë në fond vlerën 10.560.000 lekë, pra fitimi është 5.560.000 lekë.

  1. Pagesa të menjëhershme+kontribut mujor dhe përfitime pension mujor.

Ky quhet produkt i kombinuar, ky ofron pagesa të menjëhershme duke blerë periudha të mëparshme sigurimi+pagesa mujore dhe përfitime të menjëhershme ose pension mujor për 10-15 vjet.Ky produkt sugjerohet më shumë për moshat 50 e lart që nuk kanë shumë kohë për investim dhe  në këtë mënyrë blejnë periudhat e mëparshme.

Për shembull;

Kontribut i menjehershëm 1.000.000 lekë +kontribut mujor 10.000 lekë në muaj per 10 vjet investim mund të marri përfitim të menjehershëm 3.200.000 lekë ose në formë pensioni për 10 vjet 34.000 lekë në muaj.

 

  1. Pagesa të menjëhershme kontributesh dhe Pension mujor sipas viteve.

Ky produkt ofron pagesa të menjëhërshme të kontributeve duke blerë periudha të mëparshme sigurimi. Sugjerohet për persona që janë pranë moshës së daljes në pension dhe nuk kanë kohë për investim. Direkt pas derdhjes fillojnë të marrin pension.

Për shembull:

Kontribut i menjehershem 3.000.000 lekë, dhe pensionisti përfiton një pension mujor të menjehërshëm  në shumen 23.800 lekë në muaj për 15 vjet. Fitimi nga ky investim është 1.284.000 lekë.

Norma e fitimit nga investimi i aseteve të Fondit është e ndryshueshme në varësi të kushteve të tregut.

Çfarë përfitimesh të tjera ke nga anëtarësimi në FPP Privat SIGAL LIFE UNIQA?

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensioneve Sigal të pajisur me kartën e pensionit Sigal përfitojnë:

  • 30% bonus për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet private të rrjetit mjekësor SIGAL UNIQA dhe në Klubin e Shëndetit Sigal;
  • Deri në 25% bonus për sigurimet vullnetare të makinës;
  • Deri në 50% bonus për sigurimin vullnetar të shtëpisë.

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> info@sigal.com.al

Free consultation request

We will get back to you as soon as possible.

Please complete the following fields: