Lajme

Pushimet në Shqipëri, më të sigurta me SIGAL UNIQA/ Gjithçka ju nevojitet për një verë më të qetë, tashmë edhe online

Je turist i huaj apo emigrant që pushimet e verës do ti kalosh në Shqipëri?

Do të vish me automjetin tënd por i frikësohesh fluksit të madh në rrugë dhe problemeve të shumta që mund t’ju pengojnë të shijoni ditët tuaja më të bukura? Tani nuk keni pse shqetësoheni më!

 

SIGAL UNIQA vjen me mundësi unike, të cilat ju mundësojnë qëndrim të qetë dhe të sigurt në Shqipëri.

 

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve ofron mundësinë e blerjes së kombinuar të siguracionit të detyrueshëm “Polica Kufitare” me Shërbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS” dhe ose me “MiniKasko” për të qenë të mbrojtur financiarisht nga çdo e papritur gjatë udhëtimit tuaj.

 

Çfarë është “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

“SIGAL UNIQA AutoSOS” është shërbimi asistencës rrugore, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon, që gjendet pranë jush në rast pamundësie për të lëvizur automjetin tuaj, qoftë një rënie e baterisë apo e gomës, mbarimit të karburantit, një defekti teknik apo përfshirjes në një aksident.

 

Çfarë ofron ky shërbim?

“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim Shqipërinë mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend i automjetit
  • Shërbim Karroatreci

 

Çfarë është “Minikasko”?

“MiniKasko” është sigurimi që mbulon dëmet e shkaktuara mjetit tuaj në rast përplasje me një mjet tjetër në rrugë dhe në lëvizje, pavarësisht se kush është fajtori i aksidentit.

Zona e Mbulimit: Territori i Republikës së Shqipërisë

Kohëzgjatja e sigurimit: Sipas kohë së qëndrimit, deri në 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.

 

Blini ONLINE paketat më të mira në treg direkt nga celulari juaj dhe mos e vrisni mendjen për të papriturat që mund të hasni në rrugët e Shqipërisë, rajonit apo Europës.

 

 

 

“SIGAL UNIQA Group Austria”, grupi lider i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon

E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

 

Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesionit, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

 

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

SIGAL UNIQA Group Austria, pushojmë më mirë së bashku!