Lajme

Portali ndërkombëtar: “SIGAL UNIQA” mbetet grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri

Portali i specializuar për sigurimet, “Xprimm”, ka marrë në analizë raportin e fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri.

Sipas medias në fjalë, kompanitë shqiptare të sigurimeve shënuan prime bruto me vlerë 118.43 milionë euro, ose 14.12% më shumë në terma vjetorë.

Sigurimi i Jetës vazhdon të mbajë vetëm një peshë të vogël në portofolin e tregut, prej më pak se 9%, megjithëse PBB-ja për këtë segment u rrit me 21.4% (në euro). Si të tilla, klasat e sigurimeve jo-jetë mbeten dominuese.

Klasat e sigurimeve motorike – në veçanti sigurimi MTPL – mbetën jo vetëm segmentet e tregut me peshën më të madhe në portofol, por edhe dominuesit e tregut, duke siguruar rreth 80% të rritjes në terma absolutë.

Në fakt, kjo situatë mund të shpjegohet të paktën pjesërisht nga sjellja e konsumatorëve shqiptarë, të nxitur kryesisht drejt sigurimeve të detyrueshme”, shkruan ndër të tjera “Xprimm”.

Sa i përket dëmeve të paguara, “Xprimm” shkruan se: “Siguruesit shqiptarë kanë paguar dëme në vlerë prej 41.11 milionë euro, 32% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Krahas rritjes së kostove të riparimit, një kontribut të rëndësishëm në rritjen e shpenzimeve për dëme ka edhe numri i madh i aksidenteve në rrugët shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave, 767 aksidente rrugore janë regjistruar në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit 2024, me pasojë 976 të plagosur dhe 75 të vdekur”.

 

Por cilat janë kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri? 

“Siguruesit më të mëdhenj në vend për sa i përket primeve të shkuara janë dy filialet e “UNIQA”-s austriake. SIGAL LIFE UNIQA mbetet siguruesi kryesor i jetës (40% e tregut), ndërsa SIGAL UNIQA mbetet e para në Sigurimet e Jo-jetës me 28% të tregut”, shkruan “Xprimm“.