Nëse një punonjës, që ju si punëdhënës e paguani mirë, e vlerësoni dhe i keni ofruar rritje profesionale, por pavarësisht kësaj një ditë ai ose ajo vjen tu paraqesë dorëheqjen, sepse preferon të jetojë jashtë vendit, cili do të ishte reagimi juaj? A e pyesni veten pse ndodh kjo gjë? A e keni menduar ndonjëherë se, një individ me të tilla mundësi, sërish nuk arrin të gjejë siguri në Shqipëri, përfshirë edhe atë shëndetësore?
Pa diskutim që një prej problematikave më të mëdha të biznesit gjatë viteve të fundit, që vijon edhe thellohet dita-ditës është mungesa e forcës së punës. Madje, në shumë raste kërkesat e biznesit janë tashmë të fokusuara jo më te punëtorët e kualifikuar, por vetëm për të gjetur staf.
Faktorët e ndryshëm demografik si plakja e popullsisë, por mbi të gjitha emigracioni i lartë i të rinjve kanë sjellë pikërisht një situatë ku “punë ka, por nuk ka punonjës”.
Përveç shtetit, i cili duhet të luajë rolin e rregullatorit, një rol të rëndësishëm në frenimin sadopak janë edhe vetë bizneset.
Këto të fundit mund të luajnë një rol kyç për të “joshur” punonjësit e tyre duke i ofruar atyre në formë bonusi Sigurimin Privat të Shëndetit.
Bizneset duhet të kuptojnë që, me rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor, ky siguracion është një bonus shumë i rëndësishëm që ndikon në stabilitetin e fuqisë punëtore.
Në një vend pune me njerëz të shëndetshëm, të cilët nuk ndihen të frikësuar nga e ardhmja, krijohen kushte optimale për të qenë produktivë dhe krijues dhe mbi të gjitha për të mos u larguar.
Në SIGAL UNIQA Group Austria, e para kompani sigurimi që solli në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të gjeni partnerin e duhur.
Duke qenë pjesë e e një emri të njohur në sigurimet evropiane si “UNIQA Insurance Group” dhe bashkëpunuese me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë, ofrojmë ato produkte Sigurimi shëndetësor që nuk i ofron asnjë kompani tjetër Sigurimi.
Këtu mund të veçojmë Sigurimin anti-Tumor, shumë i preferuar që në fillimet e tij nga bizneset më të mëdhaja në Shqipëri;
TeleShëndet, e vetmja platformë që ju sjell mjekun aty ku ju ushtroni aktivitetin tuaj;
Jetë Plus, siguracioni dedikuar sëmundjeve kritike që mundëson trajtim mjekësor në cdo vend të botës.
SIGAL UNIQA, gjithashtu punon ngushtësisht me kompanitë për të ndërtuar dhe ofruar atyre skema sigurimi shëndetësor, të cilat u përshtaten profileve të tyre por që njëkohësisht promovojnë një marrëdhënie të ngushtë besimi dhe shpërblimi ndërmjet kompanive dhe punonjësve të tyre.
Me Sigurimin Privat të Shëndetit pranë SIGAL UNIQA ju i ofroni mbi të gjitha qetësi mendore punonjësve tuaj, ndihmoni familjet e tyre në momente të vështira por gjithashtu ndikoni edhe në ekonominë kombëtare.
Merr tani një ofertë duke shkruar në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku