Lajme

Po mendoni për të vendosur një çati metalike? Ja avantazhet dhe disavantazhet që të ofron

Nëse po mendoni të blini një shtëpi apo të investoni në aktualen, duhet të dini disa gjëra paraprakisht.

Pavarësisht nëse vendosni një çati të re ose po rinovoni atë ekzistuesen, materialet në dispozicion janë të shumëllojshme. Por përpos stilit të çatisë që keni, ato me material metalik janë një opsion tërheqës për shkak të jetëgjatësisë që ofrojnë, mirëmbajtjes minimale dhe efikasitetit.

Cilat janë avantazhet e të paturit një çati metalike?

Çatitë metalike ofrojnë shumë përfitime , duke përfshirë:

-Jetëgjatësi. Çatitë metalike mund të zgjasin 40-70 vjet, në varësi të materialit. Materialet tradicionale të çatisë kanë një jetëgjatësi të vlerësuar afërsisht 12-20 vjet.

-Qëndrueshmëria. Nëse instalohen në mënyrë korrekte, disa çati metalike mund të durojnë erën deri në shpejtësinë 140 km/h, nuk do të gërryhen apo plasariten dhe mund të jenë rezistenteve ndaj goditjeve. Përveç kësaj, çatitë metalike nuk kanë nevojë për mirëmbajtje periodike të kushtueshme, por thjesht mund të inspektohen herë pas here.

-Siguria. Çatitë metalike nuk përfshihen nga zjarri apo rrufetë.

-Efikasiteti i energjisë. Çatitë metalike reflektojnë rrezet UV të diellit dhe rrezet infra të kuqe që ndikojnë në nxëhtësinë e sipërfaqes së saj. Pra rezulton në reduktim 10-25% të kostove të ftohjes.

-Mjedisore. Çatitë metalike jo vetëm që kanë 25-95% përmbajtje të riciklueshme, por janë edhe 100% të riciklueshme në fund të jetëgjatësisë së tyre. Në të kundërt, pjesa më e madhe e mbetjeve të argjilës dhe zallit përfundojnë thjeshtë si mbetje të përdorura nga ndërtesat.

 

Por me avantazhet vijnë edhe disavantazhet.

-Përballueshmëria. Çatitë metalike janë dy deri në tre herë më të shtrenjta se sa materialet e tjera.

-Zhurmë. Çatitë metalike mund të jenë të zhurmshme në raste të reshjeve të shiut ose stuhive të breshërit.

-Mospërputhja me ngjyrat. Nëse kërkohet riparim disa vite më vonë, mund të jetë e vështirë të gjesh të njëjtat ngjyra me materialin ekzistues.

-Performanca. Nëse uji grumbullohet diku në çati për shkak të instalimit të dobët, mund të shkaktohen dëme serioze. Disa metale ndryshken në klima të caktuara ose gërvishten më lehtë se të tjerët gjatë kontaktit me mjete të forta.