Blog, Lajme

Pas zjarreve vijnë përmbytjet, sa të përgatitur jemi?

Ndryshimet klimatike e kanë futur botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.

Zjarret në Greqi, Turqi, Kanada apo SHBA; stuhitë në Itali; përmbytjet në Austri, Slloveni, Kroaci etj tregojnë se forca e natyrës po bëhet gjithmonë dhe më e rrezikshme.

Por tashmë që temperaturat e larta nisin të largohen, vijnë shirat, të cilat shtojnë rrezikun për përmbytje, të cilat në Shqipëri janë bërë thuajse të përvitshme.

Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.

Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.

Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Më e madhja dhe më e besuara: SIGAL UNIQA, aktive në treg që prej vitit 1999, është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri me numrin e klientëve që rritet vit pas viti.

Edhe në Sigurimet e Pasurisë ajo vijon të mbajë vendin e parë në treg duke 48% mes 8 kompanive që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës.

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta. Shembulli më i mirë janë qytearët dhe bizneset e dëmtuara nga tërmetet e vitit 2019 për të cilët SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dëmshpërblime.

Çmim i përballueshëm nga çdo klasë e shoqërisë dhe mundësi blerje online: Sigurimi i Shtëpisë nga 5 mijë lekë në vit dhe mund të blihet fare thjeshtë edhe në www.sigal.com.al

Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Bashkohuni me SIGAL UNIQA dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore.

Për të marrë një ofertë shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]