Blog

Pamje apokaliptike nga Spanja/ Makina të shkatërruara, shtëpi të përmbytura! Çfarë duhet të dimë për sigurimet nga Fatkeqësitë Natyrore?

Tronditëse janë pamjet që regjistrojnë shkallën e shkatërrimit në Valencia, një qytet i zhytur në ujë dhe baltë.

Fotot e regjistruara nga Maxar Technologies tregojnë para dhe pas përmbytjeve që përfshiu Spanjën.

Në Valencia janë shënuar stuhi të forta, të cilat madje janë paraqitur me formën V, e cila regjistron ashpërsinë e fenomeneve dhe aktivitetin më të madh të rrufesë.

Njëkohësisht, këto dukuri janë shoqëruar me një aktivitet të fortë elektrik që të martën ka arritur në 96.283 shkarkime elektrike.

Nga ana tjetër vijon të rëndohet bilanci i viktimave të përmbytjeve apokaliptike të pasdites së të martës në juglindje të Spanjës, si pasojë e stuhisë së madhe “Dana”.

Autoritetet lokale thanë këtë pasdite se numri i të vdekurve ka arritur në 205.

Bilanci mund të rëndohet akoma më shumë pasi një numër i madh banorësh mbeten të pagjetur në rajonin e Valencias, i godituri më rëndë nga përmbytjet dhe ku ka më shumë viktima.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pak ditë më parë me një situatë të ngjashme apokaliptike u përball edhe qyteti i Vlorës, duke shënuar dëme kolosale në pronë, makina por edhe në shëndet.

Janë pikërisht këto situata që na sjellin në vëmendje faktin se, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, natyra po bëhet gjithnjë edhe më e paparashikueshme dhe e dhunshme.

Por teksa Shqipëria renditet mes vendeve më të rrezikuara nga përmbytjet dhe tërmetet, sa kushton sigurimi që njerëzit të përfitojnë këtë lloj shpërblimi të menjëhershëm në rast përmbytje apo tërmeti?

Absolutisht jo më shumë se 50-100 euro në vit. Pra, një kosto mjaft e ulët por që ne na duhet dhe na ndihmon për të përmbushur detyrën dhe për të qenë e për tu kthyer në pozicionin e mëparshëm. Sepse sigurimet nuk parandalojnë rrezikun, ato komensojnë financiarisht çdo dëm të shkaktuar dhe aq më tepër nga përmbytja dhe tërmetet, nga rreziqet katastrofike apo zjarret që mund të jenë të shumta dhe masive”, thotë CEO i SIGAL UNIQA, Z. Avni Ponari, teksa shton: Vendet e Europës e kanë bërë dhe po ecin me shpejtësi me këtë lloj risigurimi, me këtë lloj përgjegjësie e cila largon përgjegjësinë nga shteti dhe organizmat shtetërore nga bashkitë dhe ja kalon këtë kompanive të sigurimit, misioni i të cilave është pagesa e dëmeve të ndodhura në kohën e duhur.

 

Sa të përgatitur jemi për të përballuar rreziqet që vijnë nga tekat e motit dhe kostot financiare? 

Në një botë fatkeqësitë natyrore, kryesisht përmbytjet, po bëhen edhe më të pranishme, sigurimet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme.

Sigurimi i Pronës është një veprim i domosdoshëm për të mbrojtur pronat tona nga rreziqet e papritura dhe duke ju ofruar paqe mendore dhe siguri financiare.

 

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një pronë?

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni aksidental që shkakton zjarr në pronë
  • Tërmeti;
  • Përmbytja, shirat, breshëri;
  • Rrjedhja e tubacioneve të ujit
  • Vjedhja;
  • Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

 

Por “kapriçiot” e  natyrës mund të shkatërrojnë jo vetëm shtëpi dhe biznese, por edhe automjete.

Dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore për automjetet mbulohen vetëm nga Sigurimi KASKO.

 

Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA është i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, stuhitë apo breshëri.

 

Për më tepër që SIGAL UNIQA ofron edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS” për drejtuesit e mjeteve në Shqipëri dhe në Europë.

 

Çfarë ofron Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

 

  • Qendër suporti 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  • Riparim në vend i automjetit
  • Shërbimi karroatreci
  • Zëvendësim mjeti
  • Parkim
  • Taksi

 

Mos harroni se, të gjitha këto produkte sigurimi mund të blihen edhe online, direkt nga celulari, duke ju kursyer kohë dhe para.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829