Blog

Ndihmoni trupin tuaj të ndihet më mirë pas një nate të gjatë feste

Nëse jeni një person që pëlqeni të festoni shumë, do të thotë edhe që preferoni të pini ndonjë gotë alkool. Kaq mjafton që të nesërmen pas festës të mos ndiheni shumë mirë.

Një vetëm një gotë verë, shampanjë apo birrë që bën të gjithë diferencën. Mjafton kaq që të filloni të mos ndiheni mjaft mirë dhe të keni problematika. Një kombinim i ushqimit të tepërt dhe alkoolit mund ta përkeqësojnë situatën, por ekzistojnë disa mënyra se si mund të rikuperoheni shpejt.

-Pini ujë: Pini 2 deri në 4 litra lëngje në formën e ujit dhe çajrave bimore. Mos pini ujë me gaz, pasi ky irriton stomakun.

-Bëni një dush: Një dush i ftohtë mund të shtojë qarkullimin dhe të ndihmojë rrymën e gjakut në trup. Mundohuni të përdorni solucione me aromë të freskët si limon apo rozmarin.

-Konsumoni gjëra të kripura: Pas lëngjeve, është e nevojshme të rikthehen depozitat e elektrolitëve, dhe kjo kërkon kripë. Mund të provoni lëng domateje me kripë dhe piper, supë perimesh apo kastravecë turshi. Vitamin C në formë lëngu limoni është gjithashtu e dobishme.

-Fresk për ballin dhe kokën: Disa pika vajrra mente në ballë, kokë dhe qafë mund të sjellin freski dhe relaksim, ndërsa përmirësojnë gjendjen.

-Aspirina natyrale: Çaji me solucione ëmbëlsirash ka salicin, të njëjtën substancë si aspirina. Një espresso apo lëng limoni mund të zëvendësojë tabletat e krijuara sintetikisht për dhimbje koke.

-Pastrimi i baktereve në gojën tuaj: Kafshoni gjethe majdanozi apo një limon të grirë. Një fetë xhenxhefili në gjuhë është gjithashtu një këshillë e mirë.

-Nëse keni kombinime minerale-vitaminë në formë pijesh përdorini ato si mbështetje për trupin tuaj.

-Përdorni një tampon të thatë për të fshirë fytyrën dhe pastaj aplikoni një krem hidratues.

-Mbani larg duhanin: Qëndroni larg cigareve gjatë ditës ato i marrin trupit oksigjenin dhe vitaminat dhe e dobësojnë më tej.

-Edhe nëse do të doje të qëndroje në shtrat, trupi juaj ka nevojë për oksigjen. Nëse e ndjeni veten tuaj të dobët, filloni të lëvizni. Një ecje apo edhe një vrap do ju ndihmojë të ndiheni të rinj. Kujdes, megjithatë: ajri i pastër mund të ketë edhe efektin e kundërt dhe të ndikojë negativisht në qarkullimin tuaj.