Marrja në sigurim dhe pagimi i dëmeve është detyrë për çdo kompani sigurimi. Por të jesh pranë komunitetit përmes sponsorizimeve të shumta në art, kulturë, sport etj shumë pak kompani e bëjnë.
Dhe një prej tyre është padyshim SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, e cila ka mbështetur gjatë gjithë kohës evente të ndryshme artistiko-kulturore.
Më i fundit ishte koncerti në një prej hoteleve më të njohur në bregdetin e Adriatikut, ditën e shtunë, ku Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA” performoi në një takim biznesmenësh të rangut të lartë.
SIGAL UNIQA, gjithmonë pranë Artit dhe Kulturës
Prej 25 vjetësh tashmë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësisë sociale teksa ka qenë mbështetëse e shumë aktiviteteve, në fusha të ndryshme.
Pikërisht në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.
Në këtë klub janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.
Duke besuar se arti në përgjithësi dhe muzika në veçanti lumturon njerëzit duke shtuar shpresën te ta, prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve “SIGAL UNIQA”, e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë dhe një dirigjent.
Orkestra u ngrit nën idenë e themeluesit dhe drejtuesit të kompanisë, z. Avni Ponari ndërsa prej vitit 2013 ka dhënë me qindra koncerte në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Butrint, Shkodër, Lezhë, Valbonë etj, në Kosovë, rajon etj.
Grupi “SIGAL UNIQA”
Me mbi 1,2 milionë klientë Grupi “SIGAL UNIQA” operon me sukses në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj, nga të cilat 6 janë kompani të sigurimit të jetës dhe jo-jetës; 1 shoqëri risigurimi (e vetmja në rajon) dhe 1 fond pensioni privat.
Një grup rajonal sigurimesh, që ka treguar se pavarësisht viteve që kalojnë puna dhe idetë e themeluesve të saj mbeten edhe sot, pas 25 vitesh, inovative dhe të suksesshme.
SIGAL UNIQA, jetojmë më mirë së bashku