Lajme

“Malet e Gjigandëve”/ Promovohet në Tiranë studimi historik dedikuar gegëve

Me mbështetjen e veçantë të CEO-s së “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni Ponari, u promovua sot në Tiranë libri “Malet e Gjigandëve”.

I shqipëruar nga diplomati Mal Berisha, kjo vepër është një studim mbi gegët e maleve veriore të Shqipërisë, i kryer nga Carleton S. Cooni nga Universiteti i Harvardit, në vitet 1929-30, në veri të vendit.

 

Ky studim jep një pasqyrë shumë të qartë të vetive më të forta të malësorëve në Alpet tona ndërsa sillet mjeshtërisht në shqip nga Mal Berisha.

Përveç se në librari, kjo vepër mund të dëgjohet FALAS edhe në audioboks.al.