SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi siguracionet që u nevojiten.

Dhuratat janë të shumta dhe të ndyshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.

Loja promocionale është e vlefshme për çdo policë Sigurimi të blerë online që prej datës 15 Dhjetor 2022.

Si të bëhesh pjesëmarrës në lojën promocionale?

Pjesëmarrësit duhet të blejnë online në www.sigal.com.al një nga policat e sigurimit që ofron SIGAL UNIQA, pronë, shëndet apo automjet dhe automatikisht pjesë e lojës promocionale.

Çdo muaj do të dhurohen:

  • Check Up në një prej klinikave më të mira në Shqipëri
  • TeleShëndet (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)
  • TeleShëndet (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)
  • Dhe në muajt që luan Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bileta për të ndjekur LIVE në stadium ndeshjet e djemve kuqezi.

Si do lajmërohem nga SIGAL UNIQA nëse jam fitues?

Shorteu do të hidhet çdo muaj, në datë 10, LIVE në Facebook-un zyrtar të SIGAL UNIQA. Nëse data 10 është ditë pushimi zyrtar, shorteu do të hidhet në ditën pasardhëse. Në rast pamundësie për ta ndjekur shorteun LIVE në Facebook, fituesi do të njoftohet përmes numrit të telefonit apo e-mailit.

Pyetjet më të shpeshta

Ku e marr çmimin nëse jam fitues?

Çmimet e fituara do të tërhiqen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria, në adresën “SIGAL Business Center”, Bulevardi Zogu I, Nr.1 , Tiranë, 1001

Kam fituar këtë muaj, a mund të fitoj sërish muajin tjetër?

Po. Klientët fitues nuk përjashtohen nga pjesëmarrja dhe fitimi në lojën promocionale në muajt pasardhës, për sa kohë plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes në lojën promocionale dhe në atë muaj.

A duhet të paguaj diçka për të marrë pjesë në lojë e për të fituar?

Jo. Klientët që do të jenë pjesë e kësaj loje promocionale nuk kanë kosto shtesë për pjesëmarrjen në këtë promocion.

Unë blej vazhdimisht polica sigurimi ONLINE në SIGAL UNIQA. A kam më shumë shanse për të fituar?

Jo. Çdo muaj do të krijohet një bazë të dhënash me të gjithë klientët që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e lojës promocionale, ndërsa fituesit do të përcaktohen me një përzgjedhje të rastësisshme, nëpërmjet një programi kompjuterik.

Kush e monitoron shorteun?

Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohet në praninë e një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave,  përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, të cilët do të njoftohen nga Shoqëria Sigal sipas kërkesave të VKM Nr.196 datë 15.03.2017