Revista ekonomike “Monitor” publikoi në numrin e saj aktual renditjen e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, për vitin 2022.
“Rritja e të ardhurave është e shpejtë për shumë sipërmarrje, por më shumë se sa rrjedhojë e përmirësimit të aktivitetit dhe investimit në teknologji, ka ardhur nga shtrenjtimi i çmimeve.
Ngadalësimi i ekonomisë pas krizave të pandemisë dhe çmimeve veçse sa nxori dhe më shumë në pah dhe thelloi dobësitë e ekonomisë shqiptare: varësi e lartë nga importet, ekonomi jokonkurruese, produktivitet i ulët. Sipërmarrjet në industri po vuajnë nga kostot e larta dhe zhvlerësimi i Euros, duke dalë gjithnjë e më shumë nga renditja.
Edhe industria mbështetëse automotive, e vetmja që po gjente terren, po shfaq probleme dhe shenja ngadalësimi. Tregtimi i energjisë është “ndërtimi” i ri, por dhe ky i fundit, si gjithmonë, nuk ndalet, sidomos ai rezidencial.
Ndryshimet demografike dhe emigracioni po shkaktojnë zhbalancime të mëdha në tregun e punës, që vetëm sa vijnë e thellohen”, shkruan kryeredaktorja e “Monitor”, Ornela Lepuri.
Sa i përket kompanive të sigurimit, 8 në sigurimet e Jo-Jetës dhe 4 në Sigurimet e Jetës, shoqëria më e madhe dhe më e suksesshme rezulton sërish “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me 5.4 miliardë lekë të ardhura dhe rritje vjetore 14.5%.
Sipas CEO-s të kompanisë, viti 2022, edhe pse i vështirë për shkak të luftës në Ukrainë por edhe pasojave që vijojnë të ndjehen nga pandemia “COVID-19”, ka qenë i suksesshëm për SIGAL UNIQA-n.
“Viti 2022 nuk ka qenë shumë i lehtë. Pasojat e pandemisë botërore COVID-19 vijojnë ende të kenë ndikim, sulmi rus në Ukrainë ka pësuar ulje dhe ngritje të shpeshta, duke na e bërë jetën jo fort të sigurt. Por pavarësisht këtyre, 2022 ishte edhe një vit që na dha përparësi në udhëkryqe të reja, që na drejtojnë në rrugëtime të cilat nuk i kemi hasur më parë. Baza jonë solide dhe elastike e ka bërë ‘SIGAL UNIQA Group Austria’ lehtësisht të adaptueshëm në situata të panjohura dhe të thjeshtë për të reaguar shpejt në situata në ndryshim”, shprehet Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group Austria”.
SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve që prej vitit 1999
Pavarësisht se prej 1999-ës, periudhë kur u bë edhe liberalizimi i tregut, pjesë e industrisë së sigurimeve janë bërë shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi i qytetarëve ndaj kompanisë “SIGAL UNIQA Group Austria”.
Si në sigurimet e Jo-Jetës, që përbëjnë edhe përqindjen më të madhe në treg, ashtu edhe në ato të Jetës, SIGAL UNIQA vijon të mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Ky fakt vërtetohet edhe nga raportet peroide të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, për ecurinë e tregut të sigurimeve në vendin tonë.
Pjesë e një emri të madh në këtë sektor si “UNIQA Insurance Group”, shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse “SIGAL UNIQA Group Austria” mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.
Nën moton “jetojmë më mirë së bashku”, të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2200 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1200 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,2 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.
Ndaj, edhe sot, pas më shumë se 24 vjetësh, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.