Pavarësisht nëse do të udhëtosh për dy ditë apo për dy javë, filozofia e paketimit është shumë e rëndësishme për të mos marrë gjëra të panevojshme me vete.
Gjithçka duhet të bëni është të jeni të organizuar, që ta kaloni lehtësisht sfidën e “çfarë do vesh”. Në një moment do të kuptoni se më të rëndësishmet janë gjërat thelbësore të udhëtimit. Por ju nuk të laegoheni nga shtëpia pa:
- Valixhe kompakte
Ju duhet të përdorni një valixhe kompakte për të lëvizur në udhëtimet tuaja. Një që plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe gjithashtu ju mban çdo mjet të nevojshëm, si laptopin, librin, portofolin, ushqimet etj.
- Set për paketim
Paketimi në mini çanta kubike do t’ju ndryshojë lojën. Do të përshtaten shumë thjeshtë në valixhen e dorës dhe do t’jua mbajë gjërat e organizuara.
- Kufje
Një palë kufje të rehatshme do ju nevojiten me doermos në avion për të shtyrë udhëtimin dhe do jua bëjë atë më interesant. Ju nevojiten një palë që të mund të përshtaten në çdo çantë, pa qenë nevoja që ju të lironi vend.
- Një çantë e vogël krahu
Shumica prej nesh e mbajnë një çantë për përdorim në çdo moment për sendet personale. Me një rrip të gjatë, çanta do t’ju ndihmojë të mbani të sigurt të gjtha mjetet personale, që prej portofolit, pasaportës apo bixzhuterive të shtrenjta.
Udhëtim të sigurt!