Lajme

Jo thjesht një kompani sigurimesh/ ‘UNIQA’ vijon traditën, dorëzon çekun për “Caritas Austria”

Që prej vitit 1989, “Caritas Hospice” u ka mundësuar njerëzve të sëmurë dhe atyre në nevojë një strehë ku mund të kalojnë kalojnë ditët e tyre të fundit në mënyrë të ngrohtë dhe të sigurt.

Punonjësit e qendrës dhe vullnetarët e tyre janë një mbështetje e fuqishme jo vetëm për ta, por edhe për amiljarët e tyre. Por që nuk duhen anashkaluar donatorët dhe ndihma e vazhdueshme, edhe monetare, që ata japin.

“Raiffeisen Bank International AG” dhe “UNIQA” kanë mbështetur “Caritas Austria” që prej vitit 2004.

Këtë vit ishin Drejtori i Përgjithshëm i RBI, Johann Strobl dhe anëtari i bordit të UNIQA, René Knapp, që i dorëzuan Klaus Schwertner, Drejtorit të Caritas-it në Kryedioqezën e Vjenës, çekun e përbashkët prej 70,000 eurosh.

Kujdesi për qendrën po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Punonjësit e “Hospice Caritas” bëjnë një punë të pallogaritshme për t’ju dhënë pacientëve me sëmundje terminale dhe familjeve të tyre mbështetjen që u nevojitet. Jemi të kënaqur që, së bashku me RBI-në, kemi mundur të japim një kontribut në ruajtjen e këtij shërbimi thelbësor për gati dy dekada“, është shprehur René Knapp.

KUSH ËSHTË “UNIQA INSURANCE GROUP”?

“UNIQA Insurance Group” daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.

Ndërsa sot, kompania mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete ku operon përmes 40 kompanive.

UNIQA ofron të gjitha kategoritë e sigurimit, ndërsa produktet e saj shkojnë tek klienti përmes marketingut ekskluziv, ndërmjetësve, agjencive të përgjithshme dhe shitjeve online.

Sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri.

Ajo numëron rreth 22,400 punonjës dhe mbi 16 milionë klientë

“UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve

“UNIQA Insurance Group” ishte i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve.

Që prej 23 mars 2007, kompania austriake zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë së parë shqiptare të sigurimeve, SIGAL.

SIGAL UNIQA, pikërisht përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1,2 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “Check Up sipas Protokollit japonez” apo “SIGAL UNIQA AutoSOS”, paketa sigurimi dhe shërbime me benefite dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë, si asnjë kompani tjetër sigurimi.