“’Jetojmë më mirë së bashku’ nuk duhet të mbesë thjesht një premtim, por të jetë e mbushur me veprime. Ajo është motoja mbi të cilën punojmë çdo ditë, duke u përpjekur të jemi sa më pranë klientëve tanë por edhe komunitetit ku operojmë”, Avni Ponari, CEO i Grupit SIGAL UNIQA.
Një jetë më e mirë për të gjithë ka sukses përmes fuqisë së komunitetit – dhe kontributi juaj ka rëndësi. Ky është mesazhi i fushatës së re reklamuese të SIGAL UNIQA, e cila e përkthen pretendimin tonë “të jetojmë më mirë së bashku” në veprime konkrete. Ata që përballen në mënyrë aktive me sfidat e kohës sonë – klima, shëndeti, ndryshimet sociale – tashmë po kontribuojnë për të bërë të mundur një jetë më të mirë për të gjithë. Sepse energjia pozitive kapërcen pasiguritë dhe frikën, motivon dhe frymëzon.
Një jetë më e mirë për klientët tanë
SIGAL UNIQA ishte e para dhe mbetet e vetmja Kompani Sigurimi që u ofron klientëve dhe komunitetit në përgjithësi shërbime dhe produkte unike dhe novatore.
I tillë është aplikacioni “TeleShëndet”, sigurimi “Jetë Plus”, “Sigurimi Anti-Tumor” dhe “Check UP-i japonez” apo shërbimi i Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
“Për kompaninë SIGAL UNIQA është shumë i rëndësishëm raporti harmonik mes veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit. Për këtë arsye, prej disa vitesh kompania ofron edhe mundësinë e blerjes online të çdo siguracioni në mënyrë që të ndikojmë sa më shumë në reduktimin e përdorimit të letrës dhe që ndikimi në mjedis të jetë sa më minimal”, shprehet themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria.
Një jetë më e mirë për komunitetin
“Që motoja “jetojmë më mirë së bashku” të mos mbetet thjesht në letër, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon që ofron vizita dhe ekzaminime falas përmes Klinikës Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”. Këtë vit kemi qenë në Orikum dhe Elbasan ku qindra qytetarë u shërbyen nga stafi i klinikës FALAS, ishin apo jo klientë të kompanisë sonë. Ndërsa prej vitit vitit 2015, kur edhe e ideuam dhe e ndërtuam, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka bërë rreth 5,000 km, duke u ndalur në mbi 200 zona të ndryshme të Shqipërisë”, shprehet z. Ponari.
Një tjetër shërbim i vyer që SIGAL UNIQA po i bën shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, është edhe “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip.
“Kjo platformë, totalisht falas, synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe”, thotë CEO i Grupit “SIGAL UNIQA”.
Të kthesh slloganet në punë konkrete. Kjo është SIGAL UNIQA Group Austria, e cila gjatë 2023-it, me qëllim ruajtjen e mjedisit, pajisi stafin e saj me disa makina elektrike.
“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e SIGAL UNIQA Group Austria.
Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për kompaninë që drejtoj. Përmes kësaj politike, me bosht ekologjik, SIGAL UNIQA Group Austria synon të japë kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë të shëndetit përmes zvogëlimit të ndikimit negativ të dioksidit të karbonit në atmosferë.
Për më tepër, kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek kompania mëmë, “UNIQA Insurance Group”, një nga 9 anëtaret e parë të Aleancës së Financave të Gjelbra (AFGj), një nismë e Ministrisë Austriake për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë për kompanitë nga sektori financiar austriak”, thotë z. Avni Ponari.
Po gjatë këtij viti, stafi i SIGAL UNIQA ndërmori nismën e pastrimit të plazheve në të gjithë vendin, duke dashur të përcjellë mesazhin se secili prej nesh duhet të kujdeset për atë që na ka falur natyra.
“Jemi gjithmonë pranë komunitetit. Ndaj “SIGAL UNIQA Group Austria” është një emër që mund ta shihni përmes kontributeve të saj në sport, art, kulturë dhe në mbështetje të individëve apo grupeve të sukseseshme.
Emrin e kompanisë mund ta shihni në stadiume, pallate sporti, koncerte dhe festival me Orkestrën e Harqeve “SIGAL UNIQA apo aktivitete bamirësie pasi prej vitesh “SIGAL UNIQA Group Austria” ka qenë një mbështetëse financiare e madhe e tyre”, thotë z. Ponari.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku