“Green Finance Alliance” zhvilloi takimin vjetor nën hashtagun #ImpactDay.
Anëtarët e iniciativës prezantuan një sërë historish suksesi se si po japin kontributin e tyre në transformimin e qëndrueshëm, ndërkohë që një anëtar i ri iu bashkua asaj, “Sparkasse Pöllau”.
Nisma deri tani përfshin 11 kompani financiare që së bashku kanë asete totale prej më shumë se 180 miliardë eurosh dhe të punësuar rreth 23,000 njerëz.
Mes tyre është edhe grupi i sigurimeve, “UNIQA Insurance Group”, pjesë edhe e tregut rajonal përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.
“UNIQA” është kompania e parë e sigurimeve në Austri me objektiva ambicioze për të reduktuar emetimet.
“UNIQA konfirmon edhe një herë se anëtarësimi në “GFA” na mbështet efektivisht në arritjen e emetimeve të gazrave serrë, deri në vitin 2040 në Austri, deri në vitin 2050 në të gjithë grupin”, shkruan kompania në rrjetet e saj sociale.
Më poshtë gjeni detaje mbi objektivat e përkohshme të ‘UNIQA’:
Dalja nga përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazit natyror
UNIQA ka një udhërrëfyes të qartë për largimin nga lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi natyror. Kompania tashmë nuk po bën më asnjë investim të ri në qymyr ose naftë, dhe nga viti 2024 asnjë biznes i ri nuk mund të merret në sigurim nëse përdor këto produkte.
Energjia e gjelbër në UNIQA
UNIQA po ndërmerr veprimet e duhura në fushën e ekologjisë së biznesit. Vënia në punë e sistemit të ri fotovoltaik në çatinë e selisë së UNIQA në verën e vitit 2023, më i madhi ndonjëherë në një ndërtesë të një kompanie, është një moment historik i madh: falë fuqisë së tij prej 125 kWp, ai do të jetë në gjendje të prodhojë 100,000 kWh energji elektrike për vit në të ardhmen. Kjo korrespondon me konsumin vjetor të rreth 30 familjeve dhe do të shmangë emetimet e rreth 21 tonë CO2 në total.
UNIQA ka rritur prodhimin e saj fotovoltaik të instaluar nga 50 kWp në mbi 400 kWp që nga viti 2020, një rritje 8-fish në vetëm pak vite. Deri në vitin 2035, prodhimi fotovoltaik duhet të jetë së paku 600 kWp.
UNIQA gjithashtu ka blerë 100% energji elektrike të gjelbër prej vitesh në Austri. Nga viti 2024 e në vazhdim do të blihet vetëm energji elektrike “green” e certifikuar me Ecolabel Austriak 46 (UZ 46 “Green Electricity”).
“UNIQA Insurance Group” është një kompani e themeluar në vitin e largët 1811 dhe pjesë e tregut të sigurimeve në 17 shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa marsit 2007 është pjesë edhe e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.