Temperaturat përvëluese të verës janë mjaft të këqija, por mund të jenë edhe më të këqija kur hipni në makinë për të vozitur diku.
Makinat e parkuara në diell mund të nxehet më shpejt dhë temperatura e tyre mund të arrijë më e lartë se sa ajo që është në ambientet e jashtme. Sipërfaqet me ngjyrë të errët siç janë sendilet apo timoni rrezikojnë të nisin shkrirjen për shkak të rrezeve direkte të diellit.
Më poshtë mund të gjeni disa mënyra se si të mbani më të sigurt dhe të freskët makinën tuaj.
- Parkojeni në hije ose mbulojeni më një shtrojcë. Një mbulesë në xhamin e përparmë do të ndihmojë në parandalimin e rrezeve të forta të diellit mbi kroskot dhe timon. Një opsion më i shpejtë është hedhja e një shtrojce mbi këto pjesë. Kujdes! Shtrojca duhet të jetë në një ngjyrë të çelët.
- Përfitoni sa më shumë nga ajri i kondicionuar. Kompresori i AC është i lidhur me RPM-të e motorit, që do të thotë se shpesh funksionon më mirë kur jeni duke vozitur se sa kur makina po pushon. Pra do të duhet një kohë e caktuar derisa ajri i kondicionuar të funksionojë në makinën tuaj pasi e keni ndezur. Ndezja e AC temperaturën e saj më të ulët mund të duket si një ekstrem joefikas, por disa sisteme AC makinash ftohin ajrin deri në nën 40 gradë Fahrenheit përpara se të hyjë në kabinë.
- Mbroni zonat me prekje të lartë. Një tjetër këshillë e thjeshtë për izolimin e nxehtësisë është të parkoni me timonin të kthyer 180 gradë, kështu që pjesa e sipërme e timonit nuk është në diell të drejtpërdrejtë. Mbulimi i pjesës metalike të rripit të sigurimit dhe zonave të tjera me prekje të lartë, si koka e marsheve ose frenat e dorës, gjithashtu mund t’i mbajë ato të mbrojtura nga të nxehtit përvëlues kur duhet t’i kapni.