Aksidentet janë bërë sot pjesë e përditshmërisë sonë. Çdo ditë, në çdo cep të Shqipërisë, dëgjojmë për aksidente të ndryshme me pasoja për jetën e njeriut. Kjo për shkak të pakujdesive por edhe për shkak të ritmeve të zhvillimeve ekonomike, që po rriten ditë pas dite, kryesisht në sektorë si ndërtimi apo minierat.
I tillë ishte edhe aksidenti fatal në Minierën e Thekënit në Martanesh, të martën e 21 Majit, ku si pasojë e një aksidenti në galeri humbi jetën 29-vjeçari Armond Peshku.
Kompania ku punonte i riu i kishte siguruar punonjësit e saj pikërisht pranë “SIGAL UNIQA Group Austria”, konform ligjit Nr.1109, datë 30.7.2008 “PËR SIGURIMIN PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË”.
Për ti shprehur ngushëllimet familjes dhe për të përmbushur një detyrim kontraktual të kompanisë që ai drejton, dëmshpërblimin prej 60 milionë Lekësh, familjen Peshku në Martanesh e vizitoi edhe CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, z. Avni Ponari.
“Ne përmbushëm një detyrim sot. Sepse kompania ku djali i tyre punonte, kishte bërë sigurimin e punonjësve të të gjithë minierës. Çka bëri të mundur që, ne, menjëherë pas njoftimit, nuk pritëm asgjë më tepër, për ti ardhur në ndihmë familjes. Familjes natyrisht që nuk mund tu kthejmë të afërmin e tyre por një pjesë të asaj dhimbje ta kalojnë duke përmbushur ne detyrimin tonë financiar.
Një shumë prej 60 milionë lekësh shkon në duart e prindërve të të ndjerit. Duke bërë të mundur për ne përmbushjen e detyrimit një javë pas ndodhjes së aksidentit. Dhe natyrisht familjes për ti krijuar një lehtësim në dhimbjen që ata kanë”, tha ndër të tjera Ponari.
Në fund, nuk mungoi edhe një sensibilizim për të gjitha kompanitë në Shqipëri.
“Unë sot, këtu nga Martaneshi, i bëj thirrje të gjithë kompanive kudo që ndodhen, siç bëri kompania ku punonte djali i Muharremit, të tregojnë kujdes për punonjësit e tyre. Të bëjnë sigurimin nga aksidentet, të bëjnë sigurimin e jetës. Ky lloj sigurimi sot është domosdoshmëri për çdo njeri, për çdo kompani”.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Kontakte për ekran:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829