Tirana do të shndërrohet sot në një kryeqytet të kulturës.
Tenori i famshëm Ramë Lahaj, një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha botërore, do të jetë i pranishëm sot në Tiranë, në një Koncert Festiv dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
Por tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për tu dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Sopranoja e njohur Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar special nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme.
I gjithë spektakli do të moderohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edhe imazh i SIGAL UNIQA.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi
E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.
Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.