Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë martë raportin mbi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2024.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën 7,089 milionë lekë, ose 3.96% më shumë se në janar-prill 2023. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 424,991, me një rritje prej 10.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje është shënuar edhe në dëmet e paguara bruto teksa AMF raporton se, ato arritën në rreth 2,788 milionë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën janar-prill 2023.
Ndërkohë Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.31% dhe risigurimi me 0.056% .
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.60% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.40% të totalit të tregut.
SIGAL UNIQA MBETET LIDERE NË TREG
Sa i përket kompanive që operojnë në Shqipëri, 8 në sigurimet e jo-jetës dhe 4 në ato të jetës, “SIGAL UNIQA” vijon të jetë më e madhja në treg, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët.
Në sigurimet e jo-jetës, SIGAL UNIQA zë 25% të tregut, ndërsa sa i përket dëmeve të paguara, me 23% të totalit mbetet edhe ajo që dëmshpërblen më shumë.
NDARJA E TREGUT
DËMET E PAGUARA
Edhe në sigurimet e jetës, SIGAL LIFE UNIQA vijon të ruajë lidershipin në treg me mbi 40% të totalit dhe me mbi 52% të dëmeve të paguara mbetet preferenca e parë për qytetarët.
NDARJA E TREGUT
DËMET E PAGUARA
Pra, me 26.5% të totalit të tregut (Jetë, Jo-Jetë), SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë menaxhimit të duhur, stafit profesional dhe ofrimit të produkteve më të mira të sigurimit, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ushtron aktivitetin e saj sipas standarteve tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite kanë bërë që mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829