Lajme

Drejtori i Përgjithshëm Z. Avni Ponari zgjidhet Anëtar Bordi i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë

Z. Avni Ponari është zgjedhur Anëtar Bordi i  Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë gjate Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në 4 korrik 2018.

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC Albania) është dege shqiptare e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC). ICC është organizata botërore e biznesit, një entitet privat që përfaqëson kompanitë në mbarë botën që nga viti 1919 me një rrjet global prej mbi 6 milionë anëtarësh në më shumë se 100 shtete. ICC punon për të nxitur tregtinë ndërkombëtare, sjelljen etike të biznesit dhe një qasje globale të rregullimit përmes përzierjes sonë unike të përcaktimit të standardeve dhe avokimit të aktiviteteve – së bashku me shërbimet kryesore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në treg.

ICC përfaqëson interesat e biznesit në nivelet më të larta të vendimmarrjes ndërqeveritare, qoftë në Organizatën Botërore të Tregtisë, në Kombet e Bashkuara ose në G20, duke siguruar që zëri i biznesit të dëgjohet.