Blog

Cilat janë përfitimet shëndetësore të të qenurit social?

Njerëzit lindin në grupe shoqërore dhe jetojnë gjithë jetën e tyre si pjesë e shoqërisë. Kështu që elementi social nuk mund të konsiderohet thjeshtë si evolucion i një njeriu ndër vite.

Por si ndikon kontakti social në shëndetin tonë?

Si qenie njerëzore, ne ëndërrojmë, mësojmë, rritemi dhe punojmë si pjesë e shoqërisë. Shoqëria në të cilën ne kemi lindur dhe shoqëritë në të cilat lundrojmë gjatë gjithë jetës tonë formojnë identitetet tona personale. Jemi të etur për të komunikuar me njërit-tjetrin edhe përtej kufizimeve gjeografike, aq sa kemi krijuar mjete që na ndihmonë në komunikim siç janë telegrafi, telefoni apo interneti.

Në studime të zhvilluara së fundmi, vërtetohet se njerëzit lulëzojnë në shoqëri dhe në ndërveprim social, duke përftuar një mirëqenie mendore dhe fizike.

Një studim i vitit 2011 , i cili u botua në revistën Nature, argumenton se të qenit social u bë një forcë kyçe në kryerjen e aktivitetet e tyre gjatë ditës. Kontakti i drejtpërdrejtë person me person nxit një pjesë të sistemit tonë nervor të lëshojnë një “koktej” neurotransmetuesish të ngarkuar me rregullimin e reagimit tonë ndaj stresit dhe ankthit .

Me fjalë të tjera, kur komunikojmë me njerëzit ballë për ballë, mund të na ndihmojë të na bëjë më elastik ndaj faktorëve të stresit në planin afatgjatë.

Rezultat i ndërveprimit social është prodhimi i dopaminës në trup, e cila ndihmon në përballimin mendor të situatave të vështira.

Një studim tjetër i vitit të kaluar tregoi se ata që i nënshtrohen kimioterapisë për kancerin kanë tendencë ta përballojnë më mirë nëse kanë akses në mbështetje sociale dhe ndërveprim, duke sugjeruar se vetëm duke qenë rreth familjes, miqve ose bashkëmoshatarëve që kalojnë përvoja të ngjashme mund të forcohen si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Mastrihtit në Holandë panë se individët aktivë shoqërorë kanë një rrezik të zvogëluar të diabetit të tipit 2. Në të kundërt, individët që nuk merrnin pjesë në aktivitete shoqërore, të tilla si dalja me miqtë ose hyrja në një klub, kishin një rrezik 60% më të lartë për të zhvilluar një gjendje të quajtur “prediabet”, e cila në përgjithësi i paraprin diabetit.

Personat që gëzojnë miqësi të ngushta gjatë viteve të adoleshencës nuk janë të lumtur vetëm si adoleshentë; ata gjithashtu kanë një shkallë më të ulët të depresionit ose ankthit më vonë në jetë.

Mund të ndodhë që vetëm qëndrimi rreth njerëzve që na inkurajojnë të mbajmë zakone të shëndetshme ose të arrijmë qëllime sfiduese të stilit të jetesës, mund të na ndihmojë të mbetemi të ndërgjegjshëm për të ngrënit, stërvitjen dhe zakonet e tjera të lidhura me stilin e jetës.

Të jesh më i lumtur, të mësosh më mirë dhe të jetosh më gjatë janë të gjitha avantazhe që duhet të motivojnë edhe më të përkushtuarit e vetmuar të dalin atje dhe të shoqërohen. Tani mbyllni shfletuesin tuaj dhe telefononi mikun tuaj të vjetër.