Shopping cart

close

Çfarë mund të bëni për të luftuar simptomat e alergjisë nga poleni?

Pranvera dhe vera janë periudhat më sfilitëse për shkak të alergjisë prezente nga shtimi i sasisë së polenit të luleve e pemëve në ajër.

Alergjia nga poleni është një prej më të zakonshmeve në të gjithë botën. Simptomat më të shpeshta që hasen janë: lotimi i syve, kruarje e lëkurës, sekrecione në hundë dhe teshtitje e vështirësi në frymëmarrje.

Ne kemi mbledhur disa këshilla se si mund të kaloni sezonin e polenit, duke ndryshuar disa elementë në stilin e jetës së përditshme.

Shmangia e polenit çdo ditë mund të parandalojnë shqetësimet shëndetësore ose të paktën t’i zvogëlojë ato. Këto janë disa këshilla për t’ju ndihmuar:

-Ventiloni shpeshherë shtëpinë për të pastruar ajrin, kryesisht në mëngjes kur është më i kufizuar ekspozimi ndaj alergeneve.

-Lani flokët përpara se të shkoni në shtrat, për të larguar polenin që ka depërtuar gjatë ditës.

-Vishni syze dielli jashtë për t’i mbrojtur sytë nga poleni.

-Ndërroni rrobat që keni veshur gjatë ditës përpara se të futeni në dhomën e gjumit.

-Shmangni tharjen e rrobave jashtë, sepse pëlhurat priren të bllokojnë polenin.

-Hani më shumë qepë dhe hudhër, që kanë efekt anti-alergjik për ata që vuajnë nga kjo lloj alergjie.

-Bëni stërvitje në ambjente të mbyllura apo në mëngjes herët.

-Vendosni filtra që pastrojnë ajrin nga pjalmi sa më pranë dritareve.

Ka shumë metoda dhe trajtime për të parandaluar një reaksion alergjik ndaj polenit ose për të luftuar një alergji ekzistuese. Është e rëndësishme të mos injoroni këto shqetësime sepse përfundimisht mund të çojë në astmë.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.