Blog, Lajme

Çfarë ju ofron dhe nga çfarë ju mbron Sigurimi i Shtëpisë?

Sigurimi i Shtëpisë është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur pronën tuaj dhe zotërimet personale nga rreziqet e ndryshme.

Fatkeqësitë natyrore si zjarret, tërmetet apo reshjet e herëpashershme të shiut janë rreziqe të pranishme në Shqipëri dhe mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Në sezonin e verës, zjarret janë një shqetësim i madh për shkak të rrezikut të shpërthimeve të papritura në zona të ndryshme të banuara.

Kjo nuk përfshin vetëm zonat pyjore, por edhe banesat dhe njerëzit. Pasuritë tuaja, përfshirë shtëpinë, janë investimet tuaja më të mëdha, dhe është e rëndësishme të merrni masa për t’i mbrojtur ato.

“SIGURIMI NGA ZJARRI”, ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

  1. Energjia elektrike
  2. Shpërthimet e gazit
  3. Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
  4. Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  5. Zjarri i ardhur nga fqinji

 

Sigurimi i Shtëpisë mbron shtëpinë tuaj

Sigurimi i Shtëpisë ofron mbrojtje financiare në rast dëmtimi të shtëpisë suaj nga ngjarje të papritura. Nëse përballeni me një zjarr, tërmet, stuhi apo ngjarje të tjera, kompania e sigurimit do të përgjigjet për dëmet dhe do të shpenzojë për riparimin ose ndërtimin e shtëpisë së dëmtuar. Kjo ndihmon të kurseni shuma të mëdha parash dhe të riktheni pronën në gjendjen e mëparshme.

 

Sigurimi i Shtëpisë mbron zotërimet tuaja

Sigurimi i Shtëpisë mbron më shumë sesa shtëpinë tuaj aktuale.

Po të gjitha ato gjërat e vlefshme për të cilat ju keni shpenzuar dhe që ju është dashur kaq vite që t’i grumbulloni? Edhe orenditë, sendet apo pasuritë tuaja personale mbulohen gjithashtu nga Sigurimi i Shtëpisë.

Ajo mbron gjërat tuaja më të çmuara në rast vjedhjeje, dëmtimi, ose humbje.

Do të ishte një goditje e madhe për ju nëse do t’ju vidhnin diçka të çmuar. Por të mos kesh para për zëvendësimin e tyre do të ishte një goditje edhe më e madhe.

Sigurimi i Shtëpisë ju mbron nga paditë

Ekziston gjithmonë mundësia që një vizitor apo një fqinji juaj dëmtohet për shkak të ngjarjes në pronën tuaj dhe nëse ky lëndim çon në shpenzime mjekësore (lëndime trupore) ju mund të paditeni.

Ky lloj mbulimi quhet përgjegjësia ndaj palëve të treta, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ju ta keni. Kjo ofrohet si mbulim shtesë i Sigurimit të Pronës.

 

Sigurimi i Shtëpisë ju ndihmon që të bëni një gjumë të qetë

Kur mendojmë për skenarët më të këqinj, imagjinata jonë endet nga fatkeqësitë natyrore deri tek vjedhjet. Sigurimi i Shtëpisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht gjërat e këqija që të mos ndodhin, por ato do t’ju falin qetësinë përmes mbrojtjes dhe paqes së mendjes që nëse diçka e tillë ndodh, ju do të jeni në gjendje që ta përballoni atë të duke qenë financiarisht të mbrojtur.

 

Pra, a na nevojitet sigurimi i shtëpisë? Pa dyshim që po.

Sigurimi i Shtëpisë është mbrojtja më e mirë financiare kundër ngjarjeve të papritura që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar atë që duam më shumë, qetësinë e mendjes.

 

Kostoja e sigurimit?

Pavarësisht se çmimi i ndërtimit në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë vjen gjithmonë e në rritje, duke arritur edhe vlera 4 mijë – 5 mijë euro për metër katror, Sigurimi i Shtëpisë është ende shumë i lirë. Ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë.

 

Sigurimi i Pronës, tashmë një klik larg

Sigurimin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini direkt nga celulari Sigurimin e Shtëpisë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA ofron mundësinë që nëse je i siguruar të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

 

Çfarë prisni? Siguroni Shtëpinë dhe ofrojini vetes dhe familjes suaj siguri.

Keni pyetje? Shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829