Lajme

A na nevojitet sigurimi i udhëtimit? Si mund të blihet online?

Nëse keni planifikuar pushime jashtë vendit në ditët në vijim, sigurisht që ju nevojitet dhe Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim.
Shpeshherë nuk vlerësohet si shumë e nevojshme, deri në momentin që ndodh e papritura. Një politikë gjithëpërfshirëse që mund t’ju mbrojë nëse një aksident papritmas ju ndodh, Shëndeti në Udhëtim është krijuar për t’u dhënë udhëtarëve paqe mendore dhe mbrojtje financiare kundër rreziqeve në udhëtim.

Si mund ta marrësh një sigurim Shëndet në Udhëtim?

Tepër thjeshtë…

SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të paketës, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime tepër të aksesueshme për çdo portofol.

  1. Klikoni në linkun https://sigal.com.al/
  2. Në kategorinë “Shëndet& Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
  3. Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
  4. Butoni “Bli Online” do t’ju orientojnë fill në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Pse është i rëndësishëm Shëndeti në Udhëtim? Pasi mbulon:

  1. Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  2. Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  3. Emergjencat dentare, etj

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Për çdo paqartësi, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Ëhatsapp: 068 60 62 829