Me rritjen e temperaturave, rritet edhe intensiteti i lëvizjeve drejt destinacioneve të ngrohta për disa ditë pushime.
Teksa kujdeseni që gjithçka të shkojë mirë, sigurohuni të mbani mend sigurinë gjatë udhëtimit tuaj me disa këshilla të thjeshta.
- Pushoni para dhe gjatë udhëtimeve.
Vozitja në orët e vona të darkës për të arritur në destinacion shoqërohet shpeshherë me përgjumje, që mund të jetë e ngjashme me një shofer që drejton nën efektin e alkoolit. Sigurohuni që të pushoni përpara udhëtimit tuaj, planifikoni ndalesa gjatë rrrugës dhe nëse është e nevojshme merrni parasysh edhe pushimin në një hotel. Nëse nuk mund të shmangni drejtimin gjatë natës, drejtoni me turne me një mik tjetër, ose qëndroni aktiv.
- Bëni një plan paraprak dhe përgatituni
-Lërini një personi të besuar, familjari të dhënat e sakta të vendndodhjes tuaj.
-Jepini një personi të besuar një kopje të dokumenteve tuaja të rëndësishme në rast se i humbni ato (ID, bileta avioni, pasaportë).
-Mbajeni telefonin tuaj të karikuar gjatë gjithë kohës. Merrni një karikues portativ baterie nëse është e nevojshme.
-Shkruani numra të rëndësishëm telefoni, në rast se telefoni juaj humbet ose vidhet.
- Mbroni lëkurën tuaj
Djegiet nga dielli nuk ndodhin vetëm në plazh. Rrezet UV të diellit janë më të forta në lartësi më të mëdha. Pavarësisht nëse jeni duke ecur në mal apo në plazh, përdorni gjithmonë krem kundër diellit dhe balsam buzësh me SPF dhe riaplikoni shpesh. Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon përdorimin e një kremi kundër diellit me SPF 30 ose më të lartë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Përveç përdorimit të kremit kundër diellit, konsideroni të vishni veshje UPF ose të qëndroni në hije për t’u mbrojtur nga dielli.
- Hidratohuni shpesh
Sigurohuni që jeni duke pirë mjaftueshëm ujë gjatë gjithë udhëtimit tuaj. Qëndrimi në diell, pirja e alkoolit mund t’ju dehidratojnë. Mbani një shishe me ujë gjatë gjithë udhëtimit tuaj në mënyrë që të keni gjithmonë ujë në dispozicion. Ju mund ta gjeni të dobishme të përdorni përforcues hidratimi për të ndihmuar në luftimin e dehidratimit.
- Tregohuni të zgjua me alkoolin
Nëse jeni në moshë dhe zgjidhni të pini, hani diçka para se të dilni jashtë, pasi stomaku bosh mund të intensifikojë efektet e alkoolit. Ushqimet me proteina të larta ngadalësojnë përthithjen e alkoolit. Alternoni mes pijeve alkoolike dhe joalkoolike për të qëndruar të hidratuar. Numëroni çdo pije alkoolike dhe mbani mend se jo të gjitha pijet janë të barabarta bazuar në përmbajtjen e alkoolit. Ndërsa shkalla metabolike e çdo personi është unike, personi mesatar metabolizon rreth një pije çdo orë.
Nëse ju ose miqtë jeni duke pirë, kushtojini më shumë vëmendje mjedisit tuaj, veçanërisht kur jeni në vende të panjohura.