Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi në fund të vitit të shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 11-mujorin, janar-nëntor 2023.
Sipas raportit, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve dhe sigurimet e Jetës 8.00%.
Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri?
Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri operojnë 8 kompani, ndërsa në atë të Jetës 4. Dhe mes 12 kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.
Edhe në ndarjen e tregut, sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare, sërish SIGAL UNIQA rënditet në vendin e parë, si kompania e sigurimeve që ka ditur si të fitojë besimin e klientëve të saj, raporton AMF në publikimin e saj më të fundit.
SIGURIMET E DETYRUESHME DHE SIGURIMET VULLNETARE
KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria?
SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kompania kryeson tregun e sigurimeve prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.
E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.
Që prej marit 2007, ajo është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme, që numëron mbi 16 milionë klientë dhe është vlerësuar së fundmi nga “Standard & Poor’s” me “A”.
Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: ‘UNIQA Re’, ‘Munich Re’ apo ‘Hannover’ Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.
Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime dhe vlerësime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829