23 Tetori i këtij viti në Kosovë do të ketë vetëm një emër: SIGAL UNIQA Group Austria.
Dita e hënë përkon me 20-vjetorin e themelimit kompanisë, e cila revolucionizoi jo vetëm tregun e sigurimeve por edhe mënyrën e të bërit biznes në Kosovë.
20 vite plot sfida por që kanë rezultuar të suksesshme për kompaninë, qytetarët dhe bizneset që i kanë besuar asaj gjërat më vlerë: jetën, shëndetin, pronën etj.
Por si lindi SIGAL UNIQA Group Austria- Kosova?
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi. Ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL UNIQA LIFE – Kosova.
Sot, pas 20 vjetësh, ajo është kompania më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht rreth 14% të volumit të përgjithshëm të primeve në një treg ku operojnë 12 kompani.
Në 20 vite të ekzistencës së saj në Kosovë, SIGAL UNIQA ka njohur rritje vit pas viti dhe aktualisht numëron mbi 202 milionë Euro prime dhe mbi 86 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.
Një tjetër “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre. Këtu mund të përmendim “Teleshëndet”, “AutoSOS” apo platformën “SIGAL ONLINE”, e cila u mundëson klientëve aksesim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe mbi të gjitha më me më pak kosto të çdo siguracioni që u nevojitet.
Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar.
Qindra punonjës të SIGAL UNIQA kanë marrë trajnime profesionale, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Vjenë.
Sepse prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e një prej grupeve kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, “UNIQA Insurance Group”.
Por SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka qenë edhe një nga kontribuesit kryesor të jetës ekonomiko-financiare të vendit. Gjatë këtyre viteve ajo jo vetëm që ka kryer mbi 12 milionë euro investime por ka qenë suportuese e Sportit, Artit, Kulturës e shumë fushave të tjera.
Ndaj sot, SIGAL UNIQA në Kosovë është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.
Për këto arsye dhe jo vetëm kompania është vlerësuar nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare me çmime dhe certifikata të shumta.
Sot SIGAL UNIQA mbulon gjeografikisht të gjithë Kosovën përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të vendit. dërsa prej vitesh është brendi më i preferuar i qytetarëve për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe automjetit.
20 VJET SIGAL UNIQA NË KOSOVË, 20 VJET HISTORI SUKSESI
Për të kremtuar 20 vitet e suksesshme, SIGAL UNIQA Group Austria organizon ditën e hënë në Prishtinë event festiv me pjesëmarrjen e drejtuesve të kompanisë në tre shtete, personalitete te jetës politike dhe financiare në Kosovë dhe shumë surpriza të tjera.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku.