SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi. SIGAL Kosova u licencua nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës si kompani jo-jetë për sigurime të përgjithshme.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova është kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht 11.63% të volumit të përgjithshëm të primeve. SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në gjithë Kosovën.
SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.
Bordi Drejtues
Znj. Alma Totokoçi
Kryetare e Bordit Drejtues
Z. Avni Ponari
Anëtar
Z. Edvin Hoxhaj
Anëtar
Z. Saimir Dhamo
Anëtar
Z. Përparim Drini
Anëtar
Z. Saimir Dhamo
Drejtor Ekzekutiv
Z. Arbër Ponari
Zv. Drejtor Ekzekutiv
Znj. Anila Pishtari
Zv. Drejtor Ekzekutiv
SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA
Nga Dhjetori 2011 është liçencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në klasat e sigurimit të Jetës SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA e cila do të operojë në tregun e sigurimit të jetës.
Jemi krenarë që në portofolin tonë kemi mbi 15,000 klientë që na e kanë besuar të ardhmen e tyre. Partneret dhe klientët që kemi në portofol janë të profileve të ndryshme, duke filluar nga individë, institucione publike, financiare, ndërmarrje private, korporata, organizata jo-qeveritare, etj. qe kane besuar kursimet dhe sigurimin e jetës se tyre apo punonjësve të tyre tek grupi ynë.
SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA eshte pjesë e “UNIQA GROUP AUSTRIA”, grupit më të madh të sigurimeve në Europën Qëndrore dhe Lindore, me një përvojë mbi 150 vjeçare në industrinë e sigurimeve. Me rreth mbi 22,000 punonjës, 19 milionë kontrata dhe 33 Miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA Group AUSTRIA është ndër grupet më të fuqishme financiare dhe ndër kompanitë më energjike në Europë e vlerësuar me “A” nga ‘Standard&Poor’s’.
Portofoli ynë risigurohet me marrëveshje risiguruese, me Risigrues prestigjoz të sigurimeve të Jetës, si Scor Global Life, sipas standardeve te Grupit UNIQA si dhe Legjislacionit ne fuqi te BQK-se.
Shkarko broshuren per sigurimet e jetes: Informacion për Sigurimet e Jetës
Bordi Drejtues
Avni Ponari
Kryetar i Bordit Drejtues
Email: [email protected]