Muzeu i sigurimeve
Kemi ndertuar te vetmin muze sigurimesh ne rajon, ku tregojme historikun e tregut privat te sigurimeve ne Shqiperi dhe zhvillimin e tij pergjate viteve.
Muzeu mund te vizitohet pa pagese, nga e hena deri te premten, nga grupe prej 5-10 personash.
Per te rezervuar viziten, na shkruani ne: [email protected]
Hyr në Muze
INFO
MUZEU I SIGURIMEVE SIGAL UNIQA
SIGAL UNIQA është e vetmja kompani në Shqipëri dhe rajon, e cila e ka dokumentuar të gjithë historikun e saj, që prej themelimit më 1999 e deri në ditët e sotme, përmes një muzeu sigurimesh.
I vendosur në zyrat qendrore të SIGAL UNIQA, muzeu mbart pjesë nga ngjarjet, objektet dhe historia e dhjetëra viteve punë të drejtuesve dhe stafit të SIGAL UNIQA, sikundër është një dëshmi për zhvillimin e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri.
Paneli 1
Paneli 2
Dhoma 2
Zyra e Drejtorit
Dil
Më 22 shkurt 2004 SIGAL mbushi 5 vjeç. 5-vjetori e gjeti kompaninë me “shtëpi” të re. Drejtoria e Përgjithshme e SIGAL
u transferua në zyrat e reja në hyrje të bulevardit “Zogu I”, sot godina e “SIGAL Business Center” ku e gjithë godina
është shndërruar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA.
Kjo ishte zyra e parë në këtë godinë, të Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Avni PONARI, zyrë e cila mbart në
muret e saj një pjesë të mirë të historikut dhe të punës së SIGAL ndër vite.
Art dhe Kulture
Sport
Paneli 2
Dhoma 1
Zyra e Drejtorit
Dhoma 2
Dil
Jemi e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri që themeloi një klub arti, i cili u shërben mijëra artistëve në të gjithë vendin.
Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL, që ndodhet në qytetin e Durrësit, është i vetmi në llojin e tij dhe çdo vit mirëpret me
qindra artistë të rinj dhe të afirmuar, duke u shndërruar kështu në një vatër kulturore për Shqiptarët.
Orkestra e Harqeve e Klubit të Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA që nga themelimi i saj në 2013 ka dhënë me
dhjetëra shfaqje artistike në shumë qytete të Shqipërisë dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme
për performancën e saj, ku mund të përmendim çmimin e parë të edicionit të pestë të Takimit Kombëtar të
Orkestrave të Harqeve dhe Muzikës së Dhomës si dhe Çmimi Ndërkombëtar “Xhoja”, një nga më të rëndësishmit në fushën e artit.
Sporti bashkon zemrat dhe kombet dhe si të tillë e kemi vlerësuar çdo vit,
duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat sportive.
Prej vitesh mbështesim Federatën Shqiptare të Baskebollit dhe jemi sponsor zyrtar të saj;
Ringritëm klubin e basketbollit Valbona dhe e shpallëm kampione; Prej më shumë se 15 vitesh
mbështesim kampionen e basketbollit SIGAL Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes sonë është shpallur
12 herë kampione e Superligës dhe ka fituar 2 kupa Ballkanike;
Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua SIGAL UNIQA Ballkan League falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL UNIQA; Kemi ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe kemi kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin.
Jemi sponsor zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit;
Kemi mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;
Në atletikë talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega janë mbështetur financiarisht nga SIGAL UNIQA;
Aeronautika shqiptare me aktivitetin “Albania Open”; Motor Fest, rally albania; garat me motorë vespa; Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS; Kampionatin e vollejbollit; Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut; kampionatin e çiklizimit; konkursin e dancit sportiv; kullat e vrojtimit në zonat turistike, biçikletat për policinë e patrullimit në plazhet shqiptare, të gjitha këto kanë patur mbështetjen e SIGAL UNIQA Group Austria përgjatë viteve.
Më 22 shkurt 2004 SIGAL mbushi 5 vjeç. 5-vjetori e gjeti kompaninë me “shtëpi” të re. Drejtoria e Përgjithshme e SIGAL
u transferua në zyrat e reja në hyrje të bulevardit “Zogu I”, sot godina e “SIGAL Business Center” ku e gjithë godina
është shndërruar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA.
Kjo ishte zyra e parë në këtë godinë, të Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Avni PONARI, zyrë e cila mbart në
muret e saj një pjesë të mirë të historikut dhe të punës së SIGAL ndër vite.
Promovojmë Shqipërinë
Ne ndihme te komunitetit
Paneli 1
Zyra e Drejtorit
Dhoma 2
Dil
Dhoma 1
Në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me UNIQA Group dhe
Muzeun e Vjenës, sollëm në Shqipëri koleksionin e plotë të Armëve të Skënderbeut me vlerë 35 milionë euro.
Me qëllim promovimin e Shqipërisë tek të huajt, kemi ftuar vazhdimisht përfaqësuesë biznesesh, diplomatë,
gazetarë, drejtuesë bordesh dhe veprimtarë të ndryshëm, duke organizuar jo vetëm konferenca dhe
takime biznesi, por edhe ture turistike nga veriu në jug të Shqipërisë.
Për këtë qëllim, u zhvillua në Shqipëri Konferenca Rajonale e Drejtuesve të lartë të kompanive UNIQA nga
19 shtete europiane; Me ftesën tonë, një grup gazetarësh të njohur austriakë vizituan Shqipërinë dhe
përcollën në vendin e tyre me dhjetëra artikuj, kronika, reportazhe dhe materiale të tjera promovuese për Shqipërinë;
Klubi Rotarin Austriak, i përbërë nga investitorë të rëndësishëm austriakë, vizitoi Shqipërinë me
ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA,
z. Avni Ponari.
Në vitin 2014 organizuam një guidë turistike në Valbonë, ku rreth 150 përfaqësuesë të institucioneve
financiare shqiptare ishin mysafirë të banorëve të Valbonës.
SIGAL UNIQA ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore në rajon, e cila që prej
2015-ës ka ofruar ekzaminime shëndetësore falas për qindra banorë në çdo cep të Shqipërisë, që nga Valbona,
Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci, Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.
Si shërbim shtesë për kujdesin shëndetësor, kemi hapur Klubin e Shëndetit VitalClub, në të cilin
marrin trajtime fizioterapeutike qindra klientë të SIGAL UNIQA.
Investimi tek arsimi dhe tek brezat e rinj ka qenë në vëmendjen e SIGAL UNIQA përgjatë gjithë këtyre
viteve, duke kontribuar financiarisht në institucione të ndryshme arsimore.
Kemi mundësuar bursa studimi për shkollën Austriake në Shkodër, kemi dhuruar mjete mësimore për
shkollën 9-vjeçare në Vermosh, realizuam rikonstruksionin e shkollës Matosh Uka në Fierzë dhe e pajisëm
këtë shkollë me laborator të ri mësimor, kemi realizuar praktika mësimore për
universitete të ndryshme në vend e plot vepra të tjera për arsimin.
Më 22 shkurt 2004 SIGAL mbushi 5 vjeç. 5-vjetori e gjeti kompaninë me “shtëpi” të re. Drejtoria e Përgjithshme e SIGAL
u transferua në zyrat e reja në hyrje të bulevardit “Zogu I”, sot godina e “SIGAL Business Center” ku e gjithë godina
është shndërruar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA.
Kjo ishte zyra e parë në këtë godinë, të Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Avni PONARI, zyrë e cila mbart në
muret e saj një pjesë të mirë të historikut dhe të punës së SIGAL ndër vite.
Dhoma 1
Paneli 1999-2003
Paneli 2004-2009
Dhoma 1
Paneli 2
1999
SIGAL sh.a “Siguracioni Shqiptar” është themeluar më 22 shkurt 1999 me Vendimin e
Gjykatës së Tiranës Nr. 20863, në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve.
SIGAL sh.a. është kompani me kapital 100% shqiptar.
2000 - Me rastin e 1-vjetorit të themelimit, SIGAL zhvilloi seminarin e parë kombëtar “Sigurimet si
Industri Shërbimi”. Në vitin e dytë të aktivitetit, krahas marrjes në sigurim SIGAL paguan
dëmin e parë të madh në marinë brenda një kohe shumë të shkurtër.
2001
Viti 2001 vijon suksesshëm për SIGAL i cili zgjeroi aktivitetin në të gjithë qarqet e Shqipërisë.
Gjithashtu SIGAL ofroi për të gjithë drejtuesit
2002
3-vjetori e gjeti SIGAL-in më të fortë dhe më profesional. Këtë vit SIGAL dëmshpërblen
një nga ngjarjet më të mëdha të sigurimit në vend, djegien e Kinema Majestik në Korçë.
2003
SIGAL lider i tregut të sigurimeve dhe zotëron 31% të tij. Fondi Shqiptaro-Amerikan
i Ndërmarrjeve u bë aksioneri i parë i huaj. Gjithashtu SIGAL zgjeroi aktivitetin në
Kosovë përmes SIGAL Kosova.
2004
Në 5-vjetorin e aktivitetit të saj SIGAL forcon edhe më shumë pozitat.
Themelohet SIGAL Life e cila ofron sigurimet e jetës në Shqipëri si dhe nis
aktiviteti në Maqedoni përmes themelimit të SIGAL Maqedoni.
2005
Bordi Drejtues i Fondit Amerikan vizitoi zyrat e SIGAL. Gjithashtu, përgjatë
këtij viti u zhvilluan Konferenca Rajonale dhe Analiza Financiare ku u
diskutuan ide zhvillimi mbi tregun e sigurimeve.
2006
Një kompani e re i shtohet grupit!
Krijohet e para dhe e vetmja kompani risigurimi në rajon, SIGAL Risigurime
2007
Pjesë e UNIQA Group AUSTRIA!
Gjigandi europian i sigurimeve UNIQA Group AUSTRIA blen 45.64% të aksioneve të kompanisë.
2008
Forcojmë pozitat në Kosovë dhe Maqedoni.
SIGAL UNIQA inauguroi zyrat e reja në Shkup duke investuar 1,000,000 euro
gjithashtu po këtë vit festoi 5-vjetorin e aktivitetit në Kosovë.
2009
Në 10 vjetorin e SIGAL, UNIQA blen aksione të tjera duke arritur në 68.64%.
Në Maqedoni emri i ri i Kompanisë është UNIQA Shkup.
Dhoma 1
Paneli 1
Paneli 2014-2019
Paneli 2010 – 2013
2014
Në 15-vjetorin e SIGAL UNIQA u zhvillua një mbrëmje gala, ku morën pjesë
personalitete të larta të politikës dhe financave.
2015
UNIQA Insurance Group zotëron 86.93% të aksioneve të kompanisë.
SIGAL UNIQA vjen me risi, duke ndërtuar të parën Klinikë Lëvizëse Shëndetësore
në Shqipëri e cila ofron kontrolle shëndetësore në të gjithë rajonin.
2016
Për herë të parë në Shqipëri SIGAL UNIQA ofron shitjen online të sigurimeve
si dhe u vlerësua me 8 çmime ndërkombëtare nga kompani prestigjioze europiane.
2017
2017-ta shëboi 10-vjetorin e SIGAL si pjesë e UNIQA Group Austris. Në po të njëjtin vit, u zhvillua në Tiranë,
takimi Ndërkombëtar “UNIQA Marketing & PR Days”, ku morën pjesë mbi 40 drejtuesë të UNIQA-s nga 18 shtete europiane.
2018
Forumi Nderkombëtar UNIQA, me moton ‘Mendo që idetë e mëdha ndriçojnë rrugën’,
ky forum mblodhi bashkë mbi 120 CEO dhe kryetarë bordesh nga 16 –të shtete të Evropës, në Tiranë.
2019
Me rastin e 20-vjetorit SIGAL UNIQA ideoi dhe realizoi një vepër, skulpturë,
në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për klientët, stafin, partnerët dhe të gjithë bashkëudhëtarët e SIGAL UNIQA ndër vite.
Kjo vepër vendos në qendër të Tiranës, shumë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA.
Po në këtë vit Z. Avni Ponari, u nderua nga Presidenti i Austrisë me dekoratën “GRAND DECORATION OF HONOUR”.
2010
Dr. Erhard Busek, Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-Lindore emërohet
Anëtar i Bordit Mbikqyrës të SIGAL UNIQA. Konferenca Rajonale u zhvillua në Vjenë me
pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme të financave europiane.
2011
Zgjerohet aktiviteti i grupit SIGAL UNIQA:
FPP SIGAL Life UNIQA (Pensione Private, Shqipëri), SIGAL Life UNIQA Kosova (Jetë, Kosovë)
dhe UNIQA Life Shkup (Jetë, Maqedoni)
2012
Në 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë mundësuam dhe siguruam ekspozitën e Armëve të
Skënderbeut. Teatri Skampa, i siguruar tek SIGAL UNIQA, u rindërtua pas djegies totale.
2013
10 vjet bashkëpunim i frytshëm me Fondin Amerikan dhe 10 vjet sukses i SIGAL UNIQA
në Kosovë e cila tashmë operon në zyrat e reja falë një investimi prej 2.5 milionë eurosh.