Kreu » Qendra e Asistencës për të dëmtuarit nga Aksidentet Automobilistike

Qendra e Asistencës për të dëmtuarit nga Aksidentet Automobilistike

Qendra e Asistences per te Demtuarit nga Aksidentet Automobilistike, ka si synim dhënien e ndihmës ndaj të qytetarëve te dëmtuar në aksidente automobilistike me pasojë dëme shëndetësore apo humbje jete, duke iu ofruar atyre asistencë ligjore për përshpejtimin e procedurave për marrjen e dëmshpërblimit pranë SIGAL UNIQA.
Kjo qendër ka për qëllim sherbimin dhe ndihmen e qytetarëve per marrjen me shpejt te demshperblimit në rast aksidenti, dhe shmangjen e shpenzimeve e procedurave te gjata gjyqësore.

Dokumentacioni dhe llogaritja e dëmshpërblimit bëhet bazuar në Rregulloren  nr.53, datë 26.06.2009 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (kliko këtu) dhe Ligjin nr.10076, datë 12.02.2009  “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” (kliko këtu) dhe kryhet nga vlerësues të shoqërisë të licencuar nga Autoriteti Mbikeqyrjes Financiare. Për të parë listën e dokumentacionit të nevojshëm, ju lutem klikoni këtu.