Blog, Lajme, Lajme Top

Pranë klientëve kur ata kanë më shumë nevojë / Grupi “SIGAL UNIQA”, lideri shqiptar i sigurimeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-gusht 2023.

Sipas AMF, tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.94% dhe risigurimi 0.08 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.16% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-gusht 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,336 milionë lekë, ose 3.52% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar. Gjithashtu edhe ajo që paguan më shumë dëme tek klientët e saj.

Sigurimet e Jo-Jetës, ndarja e tregut

Sigurimet e Jo-Jetës, dëmet e paguara 

Nëse i gjithë tregu i Jo-Jetës ka paguar 3,909,403 mijë Lekë, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar 895,808 mijë Lekë, ose 23% të totalit.

 

Edhe sa i përket Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ruan lidershipin, si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

Mes 4 kompanive që operojnë në tregun e Sigurimeve të Jetës, SIGAL LIFE UNIQA ze 46% të totalit, me një ecuri kompakte dhe në rritje nga muaji në muaj.

Sigurimet e Jetës, ndarja e tregut

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL LIFE UNIQA mbetet kompania numër 1.

Sigurimet e Jetës, dëmet e paguara

Nëse 4 kompanitë së bashku kanë paguar gjatë këtij 8 mujori mbi 189 milionë lekë dëmshpërblime, vetëm SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ka paguar mbi 95 milionë lekë dëmshpërblime tek klientët e saj.

Edhe në klasën më të madhe të Sigurimeve të Jetës, “Jeta e Debitorit”, SIGAL LIFE UNIQA është pa rivalë.

“Jeta e Debitorit”, ndarja e tregut 

“Jeta e Debitorit”, dëmet e paguara

 

Çelësi i suksesit?

Pagesa në kohë të dëmeve, shërbimin me korrektësi ndaj klientëve pasi çdo klient është i rëndësishëm për SIGAL UNIQA-n, novacioni dhe risitë e vazhdueshme e bëjnë këtë kompani që edhe pas rreth 25 vjetësh të jetë emri më i preferuar për ti besuar jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Me rreth 100 milionë euro prime vjetore, Grupi “SIGAL UNIQA” është i vetmi që ofron çdo klasë sigurimi dhe i pari në blerjen online të siguracioneve.

Grupi numëron mbi 1.2 milion klientë, mbi 2200 punonjës dhe agjentë dhe mbi 1200 zyra në 3 shtete, shifra që e bëjnë lider të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Mbi 400 milionë euro dëmshpërblime gjatë këtyre viteve janë dëshmia më e fortë se SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur si të fitojë besimin e individëve dhe bizneseve e të jetë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Webwww.sigal.com.al

E-mail[email protected]

WhatsApp: 068 606 2829