Sigurimet Financiare "Sigurimi i Bankave"
Është sigurimi që ofrohet për bankat, agjencitë e këmbimit, institucione të tjera financiare, por edhe për veprimtari të tjera që kanë qarkullim vlerash monetare:
Çdo ditë, njerëzit shikojnë nga ju për të ndihmuar në mbrojtjen e bizneseve dhe investimeve të tyre.
SIGAL UNIQA mund t'i sigurojë institucionit tuaj mbulim edhe për rreziqet dhe transaksionet më komplekse.
Sigurimi i parave në kasafortë
SIGAL UNIQA GROUP ASUTRIA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:
Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshojnë në varësi të mënyrës së mbajtjes së mjeteve monetare (lloji i kasafortes) dhe masave të sigurisë që ndërmerr institucioni.
Sigurimi i parave gjatë transportit
Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ne marrim përsipër t'ju dëmshpërblejmë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes apo grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit, nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërive transportuese.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:
Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshon në varësi të shumës së siguruar, mënyrës së transportit dhe masave të marra të sigurisë.
Sigurimi Kompleks i Bankave (BBB)
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:
Kush mund të sigurohet?
Kjo kontratë ofron mbulim kompleks për Bankat dhe fondacionet e mikrokredive.
Sa kushton?
Tarifat për këtë produkt ndryshojnë në varësi të shumës së siguruar, masave e sigurise, numrit te punonjesve etj.
Sigurimi nga rreziku kibernetik
Ky sigurim mbulon Bankën për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik. Ndër rreziqet e siguruara përmendim:
Sigurimi i Përgjegjësisë Drejtorëve dhe Oficerëve (D&O)
Kjo policë mbulon përgjegjësine personale të D&O për humbjet që ata shkaktojnë në kryerjen e aktivitetit të tyre dhe detyrave përkatëse. Normalisht humbjen e vuan kompania, por pretendimet e D&O mund të vijnë nga një sërë burimesh. Policat e D&O mbulojnë përgjegjësitë që vijnë nga “veprimet e kryera gabim”, por jo pandershmëri, mashtrim ose keqdashësi. Polica mbulon dëmet dhe kostot ligjore, por jo gjobat.
Përgjegjësia Profesionale Bankat (Dëmshpërblimi Profesional)
Ky sigurim mbulon Bankën për dëme të shkaktuara klientëve të saj në shërbimet e pagesave për përgjegjësinë që ka Banka ndaj ofruesit të shërbimit të llogarisë së shërbimit të pagesave ose përdoruesit të shërbimit të pagesave, që rezulton nga hyrja/aksesi i paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar ose me qëllim mashtrimi i informacionit të llogarisë së pagesës.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: