Sa herë do të kërkoni rimbursim për shpenzimet mjekësore, duhet të keni parasysh:
Kujdesuni që në përfundim të proçedurave mjekësore, që të merrni faturat tatimore dhe kuponin fiskal të rregullt.
Ruani të gjitha faturat dhe dokumentat mjekësore dhe kur t’i paraqisni për rimbursim rradhitini në rend kronologjik.
Ruani të gjitha dokumentat mjekësore (psh. Përgjigje analizash, raporte mjekësore, rekomandimet etj.) dhe i rradhisni ato krahas faturave në rend kronologjik.
Kujdes! Sa herë që mjeku ju leshon një rekomandim, ai duhet të jetë i plotësuar jo vetëm me emërtimet e analizave për t’u kryer por edhe me arsyet (diagnoza) pse është lëshuar ky rekomandim.
Plotësoni ne çdo zë dhe nënshkruani kërkesën për rimbursim.
Mbani kopje të dokumentave të dorëzuara, për referencën tuaj;
Kujdesuni që dokumentat për rimbursim të dorëzohen në zarf të mbyllur jo më vonë se 30 ditë nga data e shërbimit të fundit mjekë
Kujdesuni që dokumentat për rimbursim të dorëzohen nëse shuma për rimbursim e kalon vlerën 5000 lekë. Nëse shuma nuk e kalon vlerën 5,000 Lekë atëherë i siguruari i ruan faturat dhe nësse dhe i paraqet ato në krye të tre (3) muajve.