Sigurimi i jetës me afat dhe i kombinuar ofrohet për individë, grup individësh, kolektiva dhe përshtatet lehtësisht me nevojat dhe kërkesat e klientit, individ ose biznes.
Kjo policë garanton pagesën 100% të shumës të sigurimit në momentin e humbjes së jetës të të siguruarit sipas parashikimeve në policën e sigurimit.
Përveç mbulimit të humbjes të jetës mund të ofrohen edhe:
‘Paaftësi e plotë e përhershme nga Aksidentet’
- ‘Paaftësi e pjesshme e përhershme nga Aksidentet.
- ‘Paaftësi e plotë e përkohshme nga Aksidentet’
- ‘Sëmundje Kritike’ (psh, paraliza cerebrale, infarkt miokardi, sëmundje malinje, cirozë e mëlçisë, insuficiencë renale etj.)
Pagesa që përfiton i siguruari nga sigurimet shtesë i shërben të siguruarit për të përballuar shpenzimet mjekësore dhe disa nga shpenzimet e jetesës në një moment të vështirë krijuar si rezultat i invaliditetit dhe sëmundjeve të rënda.