“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist Trajtim Praktika, Departamenti i Dëmeve të Shëndetit
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Regjistron dhe verifikon dokumentacionin e ardhur. Kryen kontollin e faturave për garancitë e pagesës që dërgohen në spitale dhe klinikat mjekësore me të cilat SIGAL UNIQA Group AUSTRIA bashkëpunon. Kryen rakordimin e shërbimeve me garancinë e pagesës, çmimin e aplikuar në bazë të kontratava aktuale midis shoqërisë së sigurimit dhe institucionit mjekësor që jep shërbimin. Kryen kontrollin për përgjigjet e ekzaminimeve sipas garancise, vlerësimin financiar të faturave, krijim e urdhër pagesës si edhe urdhër pagesës së përbashkët për grupe faturash. Mban kontaktet me spitalet dhe klinikat mjekësore për problematika me dokumentacionin apo problematika financiare. Ndjek në kohë faturat e saktësimit për shërbime të pamarra nga të siguruarit apo për mos zbatime të kontratave nga ana e institucioneve mjeksore.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, Shkencat e Natyrës.
- Të ketë 3(tre) vite eksperiencë pune.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese
Të interesuarit, brenda datës 17.10.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.