Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE / Specialist i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

Specialist i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës

 

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
  • Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
  • Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi

 

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Minimuni 3 vjet eksperiencë pune në shitje (brenda dhe jashtë zyre) të produkteve financiare në;
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance
  • Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  • Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  • Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  • Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  • Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).

 

Të interesuarit, brenda datës 23.09.2020 të dorezojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë