Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË TIRANË

Koha e leximit: 2 minuta

Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe       jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist i Marrjes në Sigurim Kasko, GPS,

Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Realizon takimet me klientët dhe ndjek e nënshkrimin e kontratave për produktet Kasko dhe GPS.
  2. Mban marrëdhëniet me leasing dhe bankat që operojnë në tregun shqiptar, koncesionarët e markave të mjeteve motorike,“Rent a Car”, përgatit marrëveshje dhe oferta të ndryshme për këto subjekte.
  3. Përgatit oferta për klientët ekzistues dhe të rinj duke gërshetuar shitjen e produkteve motorike me GPS;
  4. Monitoron programin e shitjes së produkteve vullnetare, zhvillimin i tij sipas kërkesave të departamentit dhe kontrollin e shitjeve.
  5. Kryen miratime dhe asistenca për degët për marrjen në sigurim Kasko, GPS.
  6. Përgatit faturat tatimore dhe ndjekjen e pagesave për subjektet që kanë blerë shërbimin GPS.
  7. Mban kontakte me te gjithe agjentët e shitjeve për produktet vullnetare Kasko & GPS.
  8. Ështe back-up i Shefit të Zyrës në rast mungese të këtij të fundit, për të gjitha problematikat që lidhen me produktet motorike vullnetare.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë, të Informatikës Ekonomike ose Inxhinieri.
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë, me preference në fushën e financës, sigurimeve ose të teknologjisë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 26.10.2021 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit             04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë