Njoftime Pune

NJOFTIM PËR 2 VENDE TË LIRA PUNE NË TIRANË / Senior Software Developer

Koha e leximit: 3 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vend të lirë pune për:

Senior Software Developer

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Dizenjon, zhvillon, teston, implementon dhe mirëmban zgjidhjet Software, në bazë të kërkesave të departamenteve të ndryshme të kompanisë duke përdorur teknologjitë e fundit që janë në treg për aplikacione web.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtje e funksionaliteteve të ndryshme të aplikacioneve web dhe Web Sales.
  • Zhvillimin e një pamjeje sa më tërheqëse të aplikacionit për përdoruesit.
  • Realizon kodin burimor/ versionet në përputhje me udhëzimet e menaxhimit teknik.
  • Bashkëpunim me ekipin e projektit për të përcaktuar dizajnin dhe skenarin e testimit të njësive dhe skripteve në përputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
  • Ndjek aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit dhe kompanisë.
  • Kontribuon dhe ruan standardet, politikat dhe procedurat e zhvillimit të aplikacioneve.
  • Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve të projektit dhe me cilësi të lartë.
  • Bën kërkime dhe rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • 2 + vjet Eksperience në C# me frameworks si .NET Framework (MVC) dhe .NET Core (APIs).
  • Diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme teknike, ose eksperiencë praktike ekuivalente (perben avantazh).
  • Eksperience në SQL (SQL Server),
  • Eksperiencë të bazuar në dizenjim, zhvillim Object Oriented, paralelizëm, multithreads dhe asinkronitet.
  • Njohuri mbi arkitekturat N-tier, Monolithic, Microservice, SOA (perben avantazh).
  • Njohuri të mira në implementimin dhe dizenjimin e shërbimeve Web (SOAP, REST).
  • Fleksibel me teknologjite e reja.
  • Të zhvilloj funksionalitete të reja sic kërkohen nga përgjegjësi i projektit.
  • Të rregullohen funksionalitete ekzistuese në rast se dalin probleme.
  • Të zhvillojë teste për çdo funksionalitet të ri në stistem.
  • Njohuri të mira në Struktura të Dhënash dhe Algoritmike.
  • Aftësi të forta analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara.
  • Njohuri të gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.

Të interesuarit, brenda datës 19/07/2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë