Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE / Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Drejtor për menaxhimin e sistemit GPS/GPRS

 

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Menaxhon stafin e zyrës së GPS dhe është personi i kontakti për klientët e pajisur me GPS.

Mirëmban sistemi GPS dhe zhvillon module të reja, sipas kërkesave të tregut dhe zhvillimeve të reja teknologjike. Monitoron dhe evidenton probleme në funksionimin e sistemit apo paisjeve të ndryshme dhe kordinon punën me stafin për zgjidhjen e tyre. Koordinon punën për instalimin fizik të pajisjeve GPS në mjete të ndryshme. Siguron shërbimin ndaj klientit sipas marrëveshjeve, mbikqyr sistemin e faturimeve dhe likujdimin tyre. Mban korespondencën me ofruesit e shërbimeve ndihmëse të sherbimit GPS.

 

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektronike / Inxhinieri Informatike.
  • Të ketë tre vite eksperiencë punë, në të njëjtin sektor ose eksperiencë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese.
  • Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.

 

Të interesuarit, brenda datës 15.10.2020 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë