Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Specialist Marrje në Sigurim Kasko dhe vlerësues dëmi, DURRËS

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË DURRËS

 

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me            42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist Marrje në Sigurim Kasko dhe vlerësues dëmi, DURRËS

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produktit Kasko. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e  klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete  dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike. Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve serioze ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja. Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.

Të pranojë aplikimet për dëmshpërblime motorike, të inspektojë vëndin e ngjarjes në rast aksidenti, të kryej akt-ekspertizën e mjeteve të dëmtuara duke e dokumentuar me foto të mjeve të përfshira në aksident dhe të plotësojë dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për t’ja përcjellë komisionit të vlerësimit.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve ose eksperinca të ngjashme.
  • Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 20.11.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë