Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE / Specialist IT

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

 

“SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me qendër në Tiranë, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist IT

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit dhe komponentëve të ndryshëm.
  • Vlerësimi i rregullt i sistemeve aktuale që të përmbushin kërkesat e nevojshme të bisnesit.
  • Komunikimi me palët e treta (kompani software, hardware të jashtëm) për përkthimin e kërkesave të bisnesit në kërkesa IT.
  • Zgjidhja e të gjitha problematikave të kolegëve në lidhje me Programet dhe Sistemet e Informacionit.
  • Sigurimi i të dhënave kompjuterike (ruajta dhe siguria e të dhënave).
  • Asistim në detyra të ndryshme në administrim rrjeti dhe detyra të ndryshme IT.
  • Edukimi i kolegëve për sigurinë e teknologjisë së informacionit dhe praktikave më të mira për përdorimin e sistemeve/programeve kompjuterike.
  • Suport në operacionet kompjuterike të userave dhe rrjetit.

 

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Diplomuar për Informatikë;
  • Kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë në administrimin e sistemeve te
  • Të ketë njohuri të thelluara teorike dhe praktike lidhur me projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistmeve kompjuterike.
  • Njohuri në databaza (preferohet SQL Server).
  • Eksperiencë në sistemet e operimit Windows Server, Linux, etj.
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e komunikimit elektronik.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup.

Të interesuarit, brenda datës 22.01.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë