Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË / Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Përgatitje e artikujve (dhe materialeve te tjera promovuese) për SIGAL UNIQA.
  • Redaktim i artikujve/shkrimeve të Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Organizim i konferencave për shtyp.
  • Ideim, perpilim dhe shpërndarje e njoftimeve për shtyp.
  • Koordinim i marrëdhënieve me mediat dhe ndjekjen deri në publikim të shkrimeve/artikujve/emisioneve etj.
  • Përgatitje artikujsh mbi sigurimet dhe produktet e kompanisë për median e shkruar/online çdo javë.
  • Ideim tekstesh për reklama, video, dokumentarë dhe fletëpalosje të kompanisë.
  • Përgatitje prezantimesh në ppt për kompaninë
  • Monitorim dhe raportim tek eproret të lajmeve ditore
  • Përgatitje e suplementeve gazetareske (Gazetë javore/mujore me artikuj dhe kuriozitete mbi sigurimet)
  • Organizim i eventeve të ndryshme të kompanisë.
  • Përgatitje dhe shpërndarje e Newsletterit mujor të kompanisë.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar ;
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar ;
  • Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media ;
  • Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit ;
  • Të ketë aftësi shume te mira organizative ;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur) ;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup ;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.

Të interesuarit, brenda datës 05.7.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë