Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË / Specialist Trajtim Praktika, Zyra e Dëmëve Shëndetësore

Koha e leximit: 2 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

Specialist Trajtim Praktika, Zyra e Dëmëve Shëndetësore

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Regjistron dhe verifikon dokumentacionin e ardhur. Kryen kontollin e  faturave për garancitë e pagesës që dërgohen në spitale dhe klinikat mjekësore me të cilat SIGAL UNIQA Group AUSTRIA bashkëpunon. Kryen rakordimin e  shërbimeve me garancinë e pagesës, çmimin e aplikuar në bazë të kontratava aktuale midis shoqërisë së sigurimit dhe institucionit mjekësor që jep shërbimin. Kryen kontrollin për përgjigjet e ekzaminimeve sipas garancise, vlerësimin financiar të faturave, krijim e urdhër pagesës si edhe urdhër pagesës së përbashkët për grupe faturash. Mban kontaktet me spitalet dhe klinikat mjekësore për problematika me dokumentacionin apo problematika financiare. Ndjek në kohë faturat e saktësimit për shërbime të pamarra nga të siguruarit apo për mos zbatime të kontratave nga ana e institucioneve mjeksore.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degët Ekonomi, Mjekësi, Shkenca të Natyrës.
  2. Të ketë 3(tre) vite eksperiencë pune.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  5. Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese

Të interesuarit, brenda datës 23.04.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë