Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË TIRANË / IT Specialist

Koha e leximit: 2 minuta

“SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me qendër në Tiranë, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

IT Specialist

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Ky pozicion ka pë qëllim mirëmbajtjen e sistemit baze te shitjes si dhe sistemeve të lidhura me të, implementimin e fix-eve, testimin dhe implementimin e zhvillimeve dhe përmirësimeve.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmban, parametrizon sistemin baze te shitjes si dhe sistemet e lidhura me të;
  • Dokumenton proceset dhe përditëson procedurat sipas nevojës dhe frekuencës;
  • Vlerëson kërkesat për mirëmbajtje te sistemeve që vijnë nga përdoruesit dhe raporton problematikat ;
  • Teston zgjidhjet në mjedise testimi dhe i aplikon në përputhje me procedurat në fuqi;

Kërkesat e profilit: 

  • Diplomë Universitare në degën Informatikë/ Inxhinieri Informatikë/ Informatikë Ekonomike ose te ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në institucione financiare, shërbime TIK;
  • I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave MS SQL Server dhe të jetë familjar me SQL, Java dhe XML;
  • Njohuri bazë në sistemet Windows/Unix/Linux;
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit; kurioz dhe me deshirë për të mësuar;
  • I/E aftë të punojë në grup dhe të ndertojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  • I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë  proaktive;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

Të interesuarit, brenda datës 26.01.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë