Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE / Menaxher i shitjeve AutoSOS

Koha e leximit: 3 minuta

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Menaxher i shitjeve AutoSOS

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher i shitjeve AutoSOS,

Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për shitjen dhe menaxhimin e shitjeve të produktit AutoSOS dhe realizimin e objektivave të shitjeve mbi bazë mujore dhe vjetore.
  2. Është përgjegjës për zhvillimin e produktit, azhornimit të kushteve të marrjes në sigurim duke ju përshtatur tregut dhe kërkesave si dhe prishmërive të klientëve.
  3. Është personi i kontaktit për marrëdheniet me partnerin EuropAsistance përsa i përket suportit të klientëve.
  4. Menaxhon marrëdhënien me agjentët dhe degët për përmbushjen e pritshmërisë së tyre për shitjet e AutoSOS dhe përmbushjen e kushteve të shitjeve së tyre nga agjentët, brokerat por edhe online.
  5. Harton raporte mujore, tremujore dhe vjetore për punën e kryer, rezultatet, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen e tyre.
  6. Ështe përgjegjës për informimin e eprorit duke e mbajtur të azhurnuar për çdo informatë lidhur me progresin/regresin e shtijese së produktit, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen adekuate të tyre.
  7. Kryen detyra të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, në përputhje me pozicionin e punës.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë me preferencë inxhinieri mekanike.
  • Me preferencë te ketë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 15.01.2023 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë